Nga Gjirokastra, presidenti i ardhshëm Ilir Meta hodhi sërish akuza në drejtim të Policisë së Shtetit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për kanabizimin.
Gjatë mitingut elektoral me mbështetës të LSI, Meta u shpreh se akioni anti-drogë në Lazarat i tre viteve më parë u bë që të mbulohej me kanabis i gjithë vendi.
"Ne mbështetëm aksionin anti drogë në Lazarat, aty humbi jetën edhe një hero i Forcave Speciale.
Por ai operacion në Lazarat u bë për të mbushur të gjithë Shqipërinë me drogë", u shpreh Meta.
Ish-kryetari i LSI fshikulloi PS-në duke i quajtur pseudosocialistë të cilët janë fotokopje e Berishës së parë.
"Me Petrit Vasilin kryeministër, gjirokastra do njohë projekte punësimi dhe zhvillimi për të gjithë të rinjtë dhe të reja.
Në këtë shesh mungojnë shumë gjirokastritë dhe gjirokastrite, do donin të vinin këtu por kanë frikë se Rilindja nesër i heq nga puna. Kjo është Rilindja e pseudosocialistëve që erdhën në politikë me lugë ne brez dhe e kanë mendjen te kusia dhe tepsia, është fotokopje e Berishës së parë fare", u shpreh Meta.
Presidenti i ardhshëm iu referua edhe marrëdhënieve me Greqinë. Ai tha se gjatë presidencës së tij raportet me fqinjin jugor do jenë të shkëlqyera.
"Marrëdhëniet tona me Greqinë do jenë të shkëlqyera dhe të gjitha problemet do t'i zgjidhim me mençuri dhe dinjitet për të dy popujt e vendeve tanë", tha Meta.
Shpërthen Petrit Vasili: Na qeveris një i çmendurKryetari i LSI, Petrit Vasili, ka qenë i ashpër në fjalimin e tij gjatë mitingut elektoral në Gjirokastër.
Ai tha se në katër vite vendi është qeverisur nga një i çmendur, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
"Këta duan skllevër, këta duan ta kthejnë Shqipërinë në një sokak të Rilindjes së rivdekur. Ne do t’i tregojmë vendin me 26 qershor Ramës, se ne kemi nevojë për lirinë tonë, demokracinë tonë dhe këto 4 vite u qeverisëm nga një i çmendur", u shpreh Vasili.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.1%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1080
Lajme të tjera
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42
-
Berisha akuza ndaj Ramës dhe Tahirit për krime lufte në Lazarat, harron policin e vrarë: Do ngrihen grupe hetimi, të gjithë do ndëshkohen
10 Tetor 2022, 12:46
-
Kultivonte kanabis në Lazarat, arrestohet 34-vjeçari pasi iu gjetën bimë të njoma e të thara në oborrin e banesës
25 Gusht 2022, 09:01
-
U kap me thikë e kokainë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Ishte pjesë e grupit që qëlloi me armë policinë në aksionin anti-kanabis në 2014 në Lazarat
12 Korrik 2022, 09:49
-
Gjirokastër/ Mbetje spitalore mbushin lumin Drinos pranë Lazaratit, banorët ngrenë alarmin! Pas publikimit të lajmit në Report Tv njoftohet policia
17 Qershor 2022, 09:58
-
Do të ndërtonte një ‘shtëpi bari’, arrestohet 62-vjeçari në Lazarat! Në banesë i gjenden armë dhe pajisje për kultivim kanabisi
10 Shkurt 2022, 09:00
-
Lazarati në Gjirokastër, 1 vit pa urë! 4 mijë banorë të ndarë nga 2 lumenj me tokat e tyre: U mbytën 2 elektricistë
17 Janar 2022, 15:35
-
Lazarat/ Përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati, bllokohet rruga me inerte! Autoritetet lokale po ndërhyjnë për pastrimin e aksit (Video)
26 Dhjetor 2021, 13:14
-
Merr flakë në ecje një automjet në Lazarat, mjeti shkrumbohet tërësisht (VIDEO)
14 Nëntor 2021, 15:36
-
Shiti 2 ton duhan të grirë pa e deklaruar, shpallet në kërkim 50-vjeçari administratori i një magazine në Gjirokastër
5 Nëntor 2021, 12:15
-
I dënuar me 12 vite burg, ndahet nga jeta Gate Mahmutaj, ish kreu i grupit kriminal në Lazarat! U arrestua në super operacionin e policisë të vitit 2014
20 Tetor 2021, 11:55
-
Mero Baze: Fyerja reale që i bëjnë Lazaratit
24 Gusht 2021, 19:59