Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim këtë të mërkurë, ambasadoren kroate në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Supreme kroate për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.
Ambasadorja kroate Sanja Bujas Juraga ka mbërritur në Presidencë rreth mesditës.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë pikërisht çështja e Ballistit i cili ndodhet në një burg në Kroaci, pas vendimit të marrë tashmë nga institucioni më i lartë gjyqësor i këtij vendi për ta ekstraduar në drejtim të Beogradit.
Kreu i shtetit ka shprehur shqetësimin e tij për këtë vendim, ndërsa gjithashtu ka shprehur dyshimin e tij se në Serbi do të ketë një proces objektiv dhe të drejtë ndaj Ballist Morinës.
Presidenti Meta është shprehur i shqetësuar edhe për sigurinë e jetës të Ballist Morinës në burgjet e Serbisë, në rast ekstradimi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com