SHKODER - Shqipëria ka humbur shumë trena për në Bruksel, për shkak të mosmarrëveshjeve të politikës dhe ky është një shans i humbur, prandaj Lëvizja Socialiste për Integrim është vendosur për të ecur më shpejt në rrugën e Integrimit. Ka qenë kjo deklarata e kreut të LSI- së Ilir Meta gjatë takimit të organizuar me Lëvizjen e Grave për Integrim në qytetin e Shkodrës.
Meta apeloi që palët të gjejnë konsensusin e duhur në mënyrë që të miratojnë 3 ligjet e kërkuara nga BE, por mbi të gjitha sipas Metës politikanët duhet të marrin përgjegjësit e tyre mbi vete.
I pyetur nga televizioni A1 Report mbi tryezën e opozitës dhe mos përmendjen fare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë tryezë, Meta është shprehur se nuk është i shqetësuar pasi nuk është pjesë e kësaj tryeze ndërsa ka shtuar se në muajin prill kjo forcë politike do të vendos mbi koalicionet e mundshme.
“Vendi ynë ka humbur mjaft trena drejt Brukselit, pra drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një përgjegjësi tjetër e klasës politike. kjo është një humbje e projekteve, një humbje e aksesit të Shqipërisë në BE por edhe e gruas dhe e vajzës shqiptare dhe shkodrane në projekte të ndryshme të cilat e fuqizojnë atë. Është një shans i humbur dhe ajo që është më e rëndësishmja dhe më e vlefshmja është koha. Ndaj ne duhet ta çmojmë më shumë sepse jemi një popull që ka humbur shumë kohë në të kaluarën dhe kjo shpjegon edhe prapambetjen tonë historike. Ndaj unë apeloj edhe sot këtu nga Shkodra që të miratohen tri aktet që presin në Parlament që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat përpara zgjedhjeve të qershorit. Është e rëndësishme që forcat politike të përqendrohen tek reformat dhe jo tek fushata që vjen”, tha Meta.
Në takimin e organizuar nga Lëvizja Gruas për Integrim në qytetin e Shkodrës, ndryshe nga aktivitetet e tjera të kësaj force politike nuk kanë munguar akuza në drejtim të qeverisjes së djathtë. Përfaqësueset e grave të LSI- së kanë lëshuar akuza mbi disa reforma të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria Berisha, ndërsa kanë evidentuar faktin se Shkodra mbetet një nga qytetet që vuan shumë problemin e papunësisë.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com