Meta:Azem Hajdari nderon kombin
shqiptar,s’e duan vetëm demokratët

Meta:Azem Hajdari nderon kombin<br />shqiptar,s’e duan vetëm demokratët<br>
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ka përshëndetur sot përurimin e shtatores së udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, Heroit të Demokracisë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari në Tropojë.

Në pamundësi për të qenë pjesë e ceremonisë së zhvilluar sot në qendër të qytetit të Bajram Currit, Presidenti shkruan në meazhin e tij se vendosja e këtij monumenti në vendlinejn e Azemit është një gjest fisnik.

Sipas tij, Azem Hajdari do të ngelet gjithmonë një tribun popullor i dashur jo vetëm për demokratët, por edhe shumë shqiptarë pavarësisht bindjeve politike.

“Vendosja e monumentit të Azemit në vendlindjen e tij të shtrenjtë është një gjest fisnik mirënjohje jo vetëm për kontributin e tij të pazakontë, por edhe për vlerat shoqërore e kombëtare që kjo vatër e patriotizmit ka mbartur në shekuj. Portreti i bashkëstudentit tonë të dhjetorit, heroit Azem Hajdari, nderon familjen e tij të dashur, Tropojën dhe gjithë kombin shqiptar. Ai do të ngelet përgjithmonë tribuni popullor i dashur jo vetëm për demokratët, por edhe për shumë shqiptarë pavarësisht bindjeve të tyre politike”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës, i cili u lexua nga Këshilltari i Tij Ushtarak, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj. 

letra e metes
(Mesazhi i Ilir Metës për shtatoren e Azem Hajdarit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS