Kryetari i Partisë së Lirisë, ilri Meta zhvilloi sot një bashkëbisedim online me qytetarë ku u pyet për programin e tij. Sipas Metës, për të ndalur emigrimin duhet që të gjithë të votojnë atë.
‘Ju e dini që ata që Rama ka blerë janë përpara drejtësisë në SHBA dhe do të jenë kudo tjetër. Ne jemi këtu që të japim llogari. Në jemi këtu për të respektuar Kushtetutën e vendit tonë dhe parimet e saj demokratike. Dhe jo të nëpërkëmbim vullnetin tuaj dhe sovranitetin tuaj.
Që të ndalojmë shpopullimin duhet të marrim pjesë të gjithë në zgjedhje. Rilindja është autore e zbatimit të këtij shpopullimi. Të parët tanë e kanë mbrojtur këtë vend me pasuri përrallore nga ushtritë e huaja.’- tha ai.
Ai ka akuzuar qeverinë se ka krijuar pasiguri për çështjen e votës për shkak të asaj që ai e quan babëzi të Ramës.
‘Pa asnjë diskutim që vota juaj do të jetë e mbrojtur. Ndaj ju lutem mos bini pre e rilindjes për të krijuar pasiguri për ccështjen e votës. Ndaj të gjithë duhet të merrni pjesë, të gjithë duhet të votoni për të ndëshkuar këtë sekt dhe babëzinë e tij që nuk njeh limite. Dhe nuk ka prioritet interesin tuaj, interesin e familjes, interesin e hapësirave publike.
Mund tju them se ne nuk besojmë që emigracioni mund të ndalohet nëpërmjet mbylljes së kufijve. Ne nuk jemi dakord me alibinë e Edi Ramës se shqiptarët ikin sepse kështu ikin kudo. Kjo nuk është e vërtetë.’- tha Meta ndër të tjera.
ner 5 nje me te gjatin per ty shoku meta alias metaj
PërgjigjuSpiuni Ilir Metaj thot nëqoftëse deri dje kam vjedhur si ariu sot do vazhdoj të vjedh si miu.
PërgjigjuMe votoni qe te vjedh edhe ate qe kam lene pa vjedhur.
PërgjigjuDo te votojme qe tna qerohesh nga syte.like sala gremisunine grpe haleje.
PërgjigjuZ. Ilir! Ka ardhur koha te japesh emisionin e perrallave ne Radio Tirana.Aty je me i besueshem .
Përgjigju