Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë pranë fëmijëve jetimë. Ndalesa e tij e sotme ka qenë fshati i fëmijëve “SOS” në Tiranë si dhe në shtëpinë e foshnjës "Ana dhe Rozana". Meta ka kaluar momente të ngrohta me fëmijët, duke bashkëbiseduar me ta, e duke shkëmbyer edhe batuta.

VIDEO/ Batutat e Presidenti Ilir Meta me fëmijët jetimë

“Eusebio, portugezi, do të sjell një bluze me të cilën ka luajtur Eusebio”, i tha Preisdenti një vogëlushi.

“Monikaa, nuk e harroj dot këtë emër”, i tha Meta vajzës që mbante emrin e bashkëshortes së Presidentit.

Në respekt të "Javës së Fëmijëve Jetimë", Presidenti i Republikës, ka vendosur të zhveshë petkun e politikanit, duke zgjedhur që të marrë pjesë në argëtimin e fëmijëve, e madje edhe duke u shërbyer atyre. Në takimin dhe drekën e ngrohtë që pati me fëmijët dhe edukatoret e tyre në fshatin SOS, Presidenti Meta theksoi se prioriteti i tij do të jetë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, është investim për të ardhmen e shoqërisë”, theksoi Presidenti.

Presidenti Meta përshëndeti veçanërisht rolin e madh që fshati SOS dhe donatorët e huaj të kësaj organizate kanë dhënë ndër vite në këtë drejtim. Sipas statistikave, në Shqipëri numërohen rreth 31000 fëmijë jetimë, një pjesë e të cilëve nuk e kanë përfituar statusin e jetimit.

[gallery]24762[/gallery]

d.c./shqiptarja.com