Meta-Benjamin: Partitë politike
të bëjnë transparente financat

Meta-Benjamin: Partitë politike<br />të bëjnë transparente financat
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI) Robert Benjamin me të cilin diskutuan mbi bashkëpunimin e ngushtë mes NDI dhe LSI. 

Kreu i LSI-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të NDI në drejtim të konsolidimit të demokracisë së brendshme partiake, forcimit të transparencës dhe rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në politikëbërje, kryesisht me fokus në fusha prioritare për Shqipërinë si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. 

Benjamin vlerësoi angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në drejtim të rritjes së parametrave të transparencës partiake, dhe në veçanti për hapat konkretë të ndërmarrë në drejtim të financimit të aktiviteteve partiake dhe shprehu angazhimin e NDI për të hartuar një program konkret bashkëpunimi për të ofruar ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në Shqipëri. 

Meta theksoi se LSI dëshiron të jetë model për transparencën financiare dhe në këtë kuadër vlerësoi ekspertizën e Institutit Demokratik Amerikan për të krijuar bashkarisht një kulturë bashkëkohore të transparencës politike në Shqipëri, sipas standarteve më të zhvilluara botërore. 

Duke ndarë bindjen për rëndësinë që ka zhvillimi i politikave koherente dhe të rolit primar të mirë-qeverisjes, Meta dhe Benjamin u shprehën se fokusimi në fuqizimin e pjesëmarrjes politike të të rinjve dhe të grave në politikëbërje dhe në vendimmarrje duhet mbështetur më tej, veçanërisht në drejtim të forcimit të kapaciteteve në përgatitje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 

Kryetari i LSI Meta shprehu vlerësimin këtu për mbështetjen e pakursyer që NDI i ka dhënë Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) dhe vuri në dukje se me rritjen e hapësirave nevojshme për një pjesëmarrje më aktive të grave dhe të rinjve në politikëbërje, do rritet edhe cilësia e vendimmarrjes dhe e qeverisjes, të cilat duhet të jenë afër qytetarëve dhe kërkesave gjithnjë në rritje të tyre. 

Në përfundim, Meta theksoi se LSI do të punojë edhe më ngushtë me Institutin Demokratik Amerikan në funksion të përmirësimit të standarteve të demokracisë së brendshme partiake, dhe më gjerë në drejtim të demokratizimit të mëtejshëm të institucioneve legjislative dhe vendimmarrëse në vend.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social