RABAT - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shfrytëzuar rastin gjatë takimit të tij në Marok me Kryeministrin Abdelilah Benkirane, për të kërkuar që të njohin plotësisht pavarsinë e Kosovës.
Po ashtu Meta ka propozuar dhe është rënë në dakortësi finalizimi i tre marrëveshjeve në proces sic janë ato të lehtësim të vizave, eleminimi i taksimit të dyfishtë, si dhe mbrojtja dhe promovimi i investimeve
“Ne ramë dakord që të vazhdojmë procesin e lehtësimit të vizave dhe të vijojmë me heqjen e taksës së dyfishtë dhe marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve që do të ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të shkëmbimet ekonomike, njerëzore, tregtare dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona.” tha kryeparlamentari Meta
Nga ana e tij, Kryeministri Benkirane u shpreh se Maroku ndjehet afër Shqipërisë dhe se qeveria e tij dëshiron të zhvillojë marrëdhënie substanciale që reflektojnë të njëjtin nivel miqësie që ekziston mes dy popujve.
Gjithashtu, Meta dhe Benkirane vlerësuan se duke marrë në konsideratë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe marrëdhënien që Maroku gëzon me Bashkimin Evropian, dy vendet duhet të rrisin bashkëpunimin në planin euro-mesdhetar, jo vetëm në funksion të paqes dhe stabilitetit, por edhe në shërbim të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të të dy popujve.
“Synimi kryesor i kësaj vizite ka të bëjë me ambiciet tona për të forcuar marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Marokut. Marrëdhënie që kanë një traditë të gjatë historike të bazuara në miqësinë e përbashkët midis popujve tanë dhe vendeve tona. Gjithashtu do të përpiqemi të përfitojmë sa më shumë për të ardhmen e vendeve tona dhe popujve tanë.” tha më tej Kreu i Kuvendit Meta.
Kryeparlamentari Meta ndodhet prej dy ditësh në Marok për një vizitë zyrtare ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit maroken.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO