“Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit dhe ti më the që shiko çfarë më ka bërë ky budallai. Ti e di mirë këtë muhabet. Ti e di mirë Doktor që Shkëlzeni ka qenë tek videoja e Priftit”, - tha Meta si replikë ndaj Berishës, i cili vazhdimisht i kërkonte dorëheqjen nga drejtimi i seancës pas akuzave të Tom Doshit.
“Për Shkëlzenin kam dhënë një herë dorëheqje, nuk jap dy here”, tha Meta.
“Lëre Shkëlzenin Doktor, se budallai të mori më qafë. Vetë më ke thënë që është budalla”, shtoi Meta.
Pas kësaj Berisha u ul në podium, por nuk mungoi dhe në 5 minutëshin pushim të seancës, ish-kryeministri foli para mediave. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së A1 Report Anduela Ndreu, ish-kryeministri Berisha sqaroi përfshirjen e djalit të tij në videon e aferave të 700 mijë eurove.
“Nëse besoni mashtrime të tilla të Metës. Po djali im ka lidhje me ngjarjet e 2011-ës, sepse Meta mendon se djali im të cilit i ishte lutur Meta të ndërhynte te i ati nuk ndërhyri. Meta nuk donte të jepte dorëheqjen por e dha. Unë e dua shumë djalin tim por detyra shtetërore është detyrë. Opozita pret dorëheqjen e Metës, pastaj do të jetë vendim i qytetarëve shqiptarë”, - tha Berisha.