Meta-Bersin:Bashkëpunimi me SHBA
ndihmon forcimin e sigurisë kombëtare

Meta-Bersin:Bashkëpunimi me SHBA<br />ndihmon forcimin e sigurisë kombëtare
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare Alan Bersin.

Meta falenderon Bersin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit në Shqipëri, dhe veçanërisht për mbështetjen në drejtim të forcimit të sigurisë.
 
Kryetari i Kuvendit i shprehur Bersin vlerësimin për bashkëpunimin Shqipëri-SHBA për forcimin e sigurisë kufitare, luftën kundër eskstremizimit të dhunshëm dhe parandalimit të elementeve terroristë.
 
Meta u shpreh se vetëm një sistem transparent dhe modern mund  të na ndihmojë të ta sigurojmë kufijtë tanë më të mirë.

‘’Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA na ndihmon për forcimin e sigurisë kombëtare dhe na rrit kredibilitetin ndaj partnerëve euro-atlantikë. Bashkëpunimi me SHBA kontribut për forcimin e sigurisë e rajonit të Ballkanit’’, u shpreh Meta.
 
Një pikë tjetër që nënvizoi kreu i Kuvendit ishte edhe nënshkrimi pa vonesa i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA për “Forcimin e Bashkëpunimit në Parandalimin e Terrorizmit dhe për Luftën ndaj Emigracioninit të Paligjshëm dhe Krimeve të Rënda”.

‘’Nënshkrimi i Memorandumit do të ndihmojë në shkëmbimin e informacionit biometrik në kohë reale në kufi’’, deklaroi kreu i Kuvendit.
 
Ndërsa Bersin në fjalën e tij u shpreh se punojnë që Shqëipëria të jetë pjesë e sistemeve të sigurta e në kohë reale të shkëmbimit të informacionit në pikat kufitare.

‘’SHBA janë krenarë që qëndrojnë përkrah jush. Po punojmë që Shqipëria të jetë pjesë e sistemeve të sigurta e në kohë reale të shkëmbimit të informacionit në pikat kufitare. Shqipëria shembull i tolerancës ndër-fetare dhe ky model duhet ruajtur’’, u shpreh Bersin.

Ndihmës Sekretari Bersin përgëzoi Kryetarin e Kuvendit Meta për miratimin konsensual të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi.

‘’Implementimi i kësaj reforme kyçe do t’a ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit’’, u shpreh Bersin.

Meta vlerësoi kontributin e SHBA dhe Misionit OPDAT për mbështetjen e tyre ndaj reformës në drejtësi.

‘’Kam besim në suksesin e bashkëpunimit me SHBA edhe gjatë zbatimit të kësaj reforme historike për vendin’’, vijoi më tej Meta.

Në takim morën pjesë edhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Arta Dade dhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit