Tirane- Presidenti i Republikës, Ilir Meta dënon me ashpërsi sulmin me armë të kryer ndaj banesës së prindërve të gazetares së mirënjohur investigative, Klodiana Lala

Ai ka zhvilluar një bisede telefonike me gazetaren ku i shprehu solidaritet të plotë asaj, dy vajzave të saj të mitura dhe prindërve të saj. Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.