TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 131-të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, u takua me kryetarin e Senatit të Pakistanit, Syed Nayyer Hussain Bokhari.
Kryeparlamentarët e dy vendeve ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Pakistanit duhen rivitalizuar përmes forcimit të shkëmbimeve ndërparlamentare, rritjes së nivelit të vizitave politike dhe intensifikimit të shkëmbimeve tregtare.
Kryetari Meta u shpreh se Shqipëria e vlerëson peshën rajonale dhe globale të Pakistanit dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin si në nivel bilateral, ashtu edhe në kuadër të platformave ndërkombëtare si Organizata për Bashkëpunimin Islamik, Kombet e Bashkuara apo përmes Unionit Ndër-Parlamentar.
Meta vlerësoi njohjen e Kosovës nga Pakistani si një kontribut për stabilitetin në Ballkan, por dhe si një akt miqësie ndaj shqiptarëve në rajon, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria dhe Pakistani duhet të rrisin bashkëpunimin në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë globale. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08