Meta-Borchardt: Reforma zgjedhore
për të rritur transparencën e procesit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Kreun e ri të Prezencës së OSBE në Tiranë, Ambasadorin Bernd Borchardt të cilit i uroi mirëseardhjen në Tiranë dhe i uroi suksese në detyrën e re.
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me OSBE dhe vuri në dukje se Kuvendi është i gatshëm ta intensifikojë atë më tej.
 
Në këtë kuadër u vlerësua kontributi i OSBE në drejtim të përmirësimit të aktivitetit parlamentar të Shqipërisë, duke mbështetur rritjen e standardeve të transparencës, monitorimit dhe përcjelljes së aktivitetit parlamentar më pranë qytetarëve shqiptarë.
 
Ambasadori Bernd Borchardt shprehu kënaqësinë e rikthimit në Shqipëri në krye të Prezencës së OSBE dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin me Kuvendin si dhe vullnetin për të mbështetur avancimin e reformës elektorale sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
 
Kryetari i Kuvendit, Meta nënvizoi në përfundim rëndësinë e çdo ndryshimi që prej reformës elektorale që garanton transparencë maksimale të procesit zgjedhor, pasi standardet e zgjedhjeve të ardhshme do të përcaktojnë jo vetëm legjitimitetin dhe integritetin e institucioneve të reja, por edhe dinamikën e integrimit evropian për të ardhmen.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës