Meta: Brezi i ri të frymëzohet nga
modeli gjerman i punës e disiplinës

Meta: Brezi i ri të frymëzohet nga<br />modeli gjerman i punës e disiplinës
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj morën pjesë në Konferencën Ekonomike të Bizneseve Familjare të Gjermanisë në Baden-Baden.
 
Ilir Meta, u shpreh se Shqipëria mirëpret investimet gjermane dhe Kuvendi në këtë drejtim është i përkushtuar në forcimin e kuadrit ligjor dhe avancimin me reformat kyçe si ajo në sistemin e drejtësisë, e cila i shërben konsolidimit të klimës së investimeve të huaja dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë.
 
Besoj që kjo është koha e duhur që Gjermania dhe Shqipëria të forcojnë akoma më shumë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe të biznesit.
 
Për ne shqiptarët është bekim fakti që fokusi dhe prezenca e Gjermanisë në rajon po rriten shumë. Ne duhet të shqyrtojmë çdo mundësi për të krijuar biznese dhe për të tërhequr kompanitë gjermane në vendin tonë, në të gjithë sektorët e ekonomisë.
 
Ne duhet të mësojmë nga kultura gjermane e punës, menaxhimit dhe disiplinës dhe mbi të gjitha të frymëzojmë një brez të ri të liderëve tanë të rinj se “modeli gjerman” nesër mund të jetë një realitet dhe në Shqipëri
”. 
 
Gjatë forumit, Kryetari i Kuvendit, Meta, iu përgjigj edhe pyetjeve të përfaqësuesve të biznesit gjerman mbi situatën e fundit gjeopolitike në Ballkan pas “Brexit”.
 
Meta theksoi se pavarësisht zhvillimeve shqetësuese në Bashkimin Evropian siç është vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga BE-ja, Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj evropian, sepse qytetarët e vendit dhe të gjithë rajonit kanë nevojë për një Bashkim Evropian të fortë dhe të plotësuar me Ballkanin plotësisht të integruar në të.
 
Ndërsa, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, bëri një prezantim të bilancit ekonomik e financiar të Shqipërisë ku mes të tjerash vuri në dukje se stabiliteti makro-ekonomik dhe reformat strukturore që po ndërmerren në Shqipëri, e bëjnë vendin shumë më atraktiv për investitorët e huaj.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS