Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pati edhe një sërë akuzash për buxhetin e parashikuar prej 1.9 mld euro i cili në fakt godet interesat publike.
‘Ndërkohë që një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023.
Ky Buxhet parashikon 1.9 miliard Euro për interesat, shërbimin dhe kthimin e borxhit, pra një buxhet sa për 10 ministri shkon vetëm për të larë borxhet të cilat vetëm janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh.
Ky Buxhet nuk jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht dhe konkretisht:
Jepen vetëm 1.2 miliard lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë.
Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë sërish një qëndrim i turpshëm pasi bëhet vetëm disa qindarka në ditë.
Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfra lidhur me rritjen e çmimeve.’- tha Meta.
Më tej Meta e cilësoi si skandaloz faktin që buxheti për arsimin ka rënë nga 2.2% të PBB-së në 2.1% në vitin 2023.
Është skandaloz fakti që buxheti për arsimin bie nga 2.2% të PBB-së në vitin 2022 në 2.1% në vitin 2023. Buxheti për Shëndetësinë bie nga 3.75% të PBB-së në 3.58% të PBB-së, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta për shkak të Covidit dhe pasojave shumë të gjëra që ai ka lënë. Goditet biznesi vendas dhe kjo është shumë e qartë me disa vendime siç është
a.10-fishimi i gjobave,
b. Rritja e akcizës së birrës për prodhuesit vendas
c. Është taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit privat të energjisë elektrike.
Performanca e administratës tatimore dhe zhdukja e miliardave konfirmohet sërish edhe në këtë buxhet pasi niveli i mbledhjes së të ardhurave vazhdon të jetë vetëm 27% te PBB-së duke qenë shumë larg vendeve të rajonit si Bosnja, Serbia, Mali i Zi ku niveli është deri në 45%.
Lajmi kryesor: