Ilir Meta për Portin e Durrësit: Rama po kërkon të amnistojë paratë e pista! Po godet interesin kombëtar

Ilir Meta ka hedhur sërish akuza të forta ndaj qeverisë për projektin e Portit të Durrësit. Sipas tij, po i bëhet dëm interesave kombëtare dhe është provuar me dokumente zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike.

Në një konerencë për media, Meta u shpreh se Edi Rama  zgjodhi kompani offshore në vend që të merrte një kompani prestigjioze euriopiane.

“I është dhënë kompanive offshore të riregjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre. Edi Rama në vend të kompanive prestigjioze europiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur dhe transparent, ashtu sikurse Bashkimi Europian ka kërkuar, ka zgjedhur kompanitë offshore. Ardhja e kompanive europiane prestigjoze do të kishte qenë jo vetëm një mundësi realizimi të projektit me një transparencë dhe standarde evropiane por do të ishte edhe një sinjal i fortë për të tërhequr investime të tjera serioze”, tha kryetari i partisë së Lirisë.

Sipas tij Rama gënjeu dhe mashtroi publikisht dje në Parlament, kur tha që shteti nuk do të paguaj asgjë për Portin e Durrësit.

“E vërteta është krejt e kundërta, shteti shqiptar e ka përjashtuar këtë projekt nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si dhe taksa e strehimit social duke i hequr financave publike qindra miliona euro. Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion 812 mijë metra katrorë pa pagesë ndërkohë që dihet vlera e jashtëzakonshme që ka kjo sipërfaqe dhe që shkon në qindra miliona euro të tjera. Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion fond për shpronësim, pra që do të thotë pra miliona euro të tjera dhe sipërfaqe të tjera toke shtesë të këtij projekti. Është e qartë që me pronarë offshore dhe me qindra leje ndërtimi për pallate në atë zonë pra Edi Rama kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve”, tha Meta.

Porti i Durrësit është bërë "kali kryesor" i betejës së opozitës me qeverinë. Pas akuzave të Metës dhe Berishës se është aferë korruptive e Ramës, edhe ditën e djeshme kishte debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Edi Ramës për këtë projekt.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Meta: Buxheti prej 1.9 mld euro, aferë e errët! Godet interesat personale të qytetarëve! Ja situata dramatike

1668079290_Screenshot2.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pati edhe një sërë akuzash për buxhetin e parashikuar prej 1.9 mld euro i cili në fakt godet interesat publike.

‘Ndërkohë që një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023.

Ky Buxhet parashikon 1.9 miliard Euro për interesat, shërbimin dhe kthimin e borxhit, pra një buxhet sa për 10 ministri shkon vetëm për të larë borxhet të cilat vetëm janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh.

 Ky Buxhet nuk jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht dhe konkretisht:

Jepen vetëm 1.2 miliard lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë.

Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë sërish një qëndrim i turpshëm pasi bëhet vetëm disa qindarka në ditë.

Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfra lidhur me rritjen e çmimeve.’- tha Meta.

Më tej Meta e cilësoi si skandaloz faktin që buxheti për arsimin ka rënë nga 2.2% të PBB-së në 2.1% në vitin 2023.

Është skandaloz fakti që buxheti për arsimin bie nga 2.2% të PBB-së në vitin 2022 në 2.1% në vitin 2023. Buxheti për Shëndetësinë bie nga 3.75% të PBB-së në 3.58% të PBB-së, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta për shkak të Covidit dhe pasojave shumë të gjëra që ai ka lënë. Goditet biznesi vendas dhe kjo është shumë e qartë me disa vendime siç është

a.10-fishimi i gjobave,

b. Rritja e akcizës së birrës për prodhuesit vendas

c. Është taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit privat të energjisë elektrike.

 Performanca e administratës tatimore dhe zhdukja e miliardave konfirmohet sërish edhe në këtë buxhet pasi niveli i mbledhjes së të ardhurave vazhdon të jetë vetëm 27% te PBB-së duke qenë shumë larg vendeve të rajonit si Bosnja, Serbia, Mali i Zi ku niveli është deri në 45%.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vasili: 10/11/2022 18:16

    Ja bajga tjetër,njeriu me i urryer i shqipetareve

    Përgjigju
  • Timi: 10/11/2022 15:26

    Ik o metaj mor kodosh si gjuan per laraska dhe del bosh, hajdut dhe spiun ngelesh

    Përgjigju
  • Mona Sala: 10/11/2022 14:26

    O Like Sa Kushton Floriri Jot Qe Volle Nuk Kushton Porti I Dursit Ajo Eshte Vetem Njera Vjellje E Jotja Se Po Ti Bashkojme Vjelljet E Tjera Bashke Bejne Me Shume Se I Gjith Dubai Mbylle Halen Se I Vjen Era Hajdutdhek

    Përgjigju
  • usa emigrant: 10/11/2022 13:18

    akoma hajduti i kombit jashte ,pse si beni nder ketij populli ta dergoni te pjeke geshtenja ne rec

    Përgjigju
  • Miri: 10/11/2022 12:34

    Po ti cfare ke dashur te besh me gith ate flori qe ke vjedhur

    Përgjigju
  • Dario: 10/11/2022 12:32

    Ja krimineli i vogel se i madh ste themi dot na ben tani si i ndershem

    Përgjigju
  • Juli: 10/11/2022 12:31

    Po si me Ilir ai tjetri ka bere dubain ti thua leket e Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur