Meta:Çfarë i thash ambasadorit
Lu kur Llalla u shpall 'non-grata'

Meta:Çfarë i thash ambasadorit<br />Lu kur Llalla u shpall 'non-grata'<br /><br>
“Nuk kam qenë mbështetës i Llallës”! Kështu është shprehur Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në Real Story-n e Sokol Ballës. I pyetur në lidhje me qëndrimin e tij si kryetar shteti, pas shpalljes së ish-kryeprokurorit “non grata” nga SHBA, Meta tha se ai nuk e ka mbështetur Llallën. Kreu i shtetit rrëfen edhe bisedën me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, pasi Llallës iu ndalua hyrja në SHBA. 

Nuk kam qenë përkrahës i Llallës dhe askujt. Por u qëndroj deklaratave që kam thënë për hedhjen e shortit për emërimet në drejtësi. Procedurat e ndjekura nga prokuroria kanë qenë ekstremisht transparente. Qendrimi i mbajtur nga SHBA për Llallën është vleresim i tyre mbi të dhënat që kanë. I thashë ambasadorit amerikan, edhe djalit që ka lindur atje hiqini vizën. Për çështjet e tjera nuk kam dijeni dhe nuk e vlerësoj unë”, u shpreh Meta. 

Presidenti i Republikës kërkoi që SHBA të bëjë publike akuzat ndaj Llallës dhe t’i vendosë në dispoziocion drejtësisë shqiptare, nëse akuzat kanë lidhje me aktivitetin e tij në Shqipëri. “Nëse SHBA kanë fakte do të ndihmonin për të nisur një proces për këdo dhe duhet t’ia vënë në dispozicion prokurorisë”, deklaroi Meta.

Me vendim të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u shpall non-grata në SHBA për shkak të akuzave për korrupsion.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari