Meta çoi në SPAK ligjin për dividentin/ Braçe: Zero shkelje të ligjit, unë nuk fshihem

Meta çoi në SPAK ligjin për dividentin/ Braçe: Zero shkelje të ligjit, unë nuk fshihem

Ilir Meta

TIRANE- Zv.kryeministri Erion Braçe është përgjigjur presidentit Ilir Meta një ditë pasi ai paralajmëroi se do të dërgojë për hetim në SPAK ligjin për dividentin, që sipas tij favorizon oligarkët dhe u shkakton një dëm shumë të madh biznesmenëve të ndershëm. 

Braçe thotë se ky ligj ka zero shkelje, ndërsa korrigjon deklaratën e kreut të shtetit.

Postimi i plote i Braçes

Zero shkelje te ligjit! Zero shkelje te rregullores! Patjetër, përballemi ne cdo prokurori te Republikes, ne SPAK posacerisht, per ligjin per tatimin mbi te ardhurat (edhe nga dividenti) dhe per cdo akuze mbi mua por edhe mbi ty!

Presidenti i Republikës paska thënë dje ne mbremje vone se, komisioni i Ekonomise se Kuvendit,  ne dhjetor 2018, ka kaluar ne mënyrë okulte ligjin “për tatimin mbi të ardhutat”, madje pa e thirrur ate;

Presidenti i Republikes le të kuptohet se komisioni i paska bërë nder 10 oligarkëve që mbajnë në pushtet këtë qeveri! Atë komision ne dhjetor 2018 e kam drejtuar unë dhe mire do ishte qe presidenti ta kishte akuzën konkrete me emër e mbiemër.

Unë nuk fshihem Ndaj, nisur nga akuza politike e Presidentit, po pergjigjem:

1- Projektligji “Për tatimin mbi te ardhurat...” nuk eshte diskutuar ne dhjetor, por gjate muajit nëntor, gjerësisht, publikisht, ne prani te medias, me debat te qarte e profesional ne komisionin e Ekonomisë,

edhe ne parim, edhe nen për nen, në disa seanca; Procesverbalet janë publike gjithashtu, minute për minutë. Pra, nuk është fshehur asgjë, asnjë opinion, asnjëkundershti e asnje propozim, gjithcka ne drite te diellit.

2- Ky projektligj është votuar ne Kuvend dhe presidenti e ka kthyer po ne Kuvend per rishqyrtim me argumentet e tij.

E ka bërë në datën 20 dhjetor, ditën e parafudit te punimeve të Kuvendit. Sipas rregullores, dekretet e presidentit hyjnë ne rendin e ditës automatikisht, kryetari i Kuvendit ve ne dijeni komisionin dhe komisioni duhet te mblidhet për të shqyrtuar dekretin.

Kjo ka ndodhur pike per pike! Komisioni nuk ka asnjë dysheme për afatin kohor kur duhet te mblidhet; Komisioni nuk ka asnjë detyrim ligjor, te shkruar, te thërrasë presidentin. Komisioni është thirrur ne mbledhje ligjërisht, mbledhja ka qene publike, ne prani te mediave, ka pasur diskutime, sqarime mbi to;

Proces verbali është publik, minute për minute. Pra, nuk eshte fshehur asgje, asnje opinion, asnje pyetje e asnje pergjigje, cdo gje ne drite te diellit. Me modesti dua te them se komisioni, Kuvendi ne tërësi, është institicioni më transparent në vend;

Institucioni i Presidentit as qe i afrohet në këtë standard. Ne ane tjetër, do lutesha qe presidenti te marre mbrapsht çdo aludim ndaj meje dhe deputeteve te komisionit te Ekonomisë, secilin, veçanërisht aludimin dhe akuzat për korrupsion.

Atë ditë, një ditë para atij dekreti, një javë, muajin e diskutimit te paketës fiskale te atij viti, një viti me pare deri tek dhjetori i vitit 2013, unë kurrë nuk kam takuar një biznesmen, oligark posacërisht, në zyrë apo jashtë saj; Është e qartë se kjo me ka bere te lire te them gjithçka qe mendoj, mbështetur fort në bindjen time ideologjike per ta dhe ligjet fiskale rreth tregjeve ku ata veprojnë;

Kam kthyer pas ligje për ta. Fjala bie, a e mban mend presidenti ligjin për akcizën e birrës dhe fashat e aplikimit te saj?

Unë besoj po, kemi qene përballë! E sfidoj presidentin të kërkoj çdo minute të regjistruar të kamerave të Kuvendit ku ka qenë zyra ime dhe të çdo kamere ne çdo ambient te Tiranes e ketij vendi, te analizoje cdo vendim timin apo te komisionit ne raport me ta!

Por ta bej kete edhe per vete; Para dekretit te dhjetorit, presidenti nisi nje fushate politike ndaj ketij ligji aq sa u dyshua shume mbi qellimin e saj;

Pararendesi i tij fjala bie, vonohej gjithnje ne dekretim te ligjit per akcizat!

Pyetje e kam; I tregon dot presidenti publikut pamjet e hyrje daljeve ne godinen e institucionit te Presidentit dhe çdo ambienti tjetër që ai frekuenton?

Do jete një akt i pare transparence! E fundit, per çështjen e përmbajtjes se projektligjit “Per tatimin mbi te ardhurat...”, une kam patur nje qendrim te qarte ideologjik, te paster te tille, publik-e ka edhe presidenti proces verbalin, vec nese se ka lexuar!

Per te edhe mund te debatojme ende. Tatimi mbi te ardhurat nga dividenti është një tatim për të pasurit, Siç tatimi mbi pronën, qiratë, aksionet, depozitat e mëdha bankare, bonot, obligacionet etj. Por unë për tatimet mbi të pasurit nuk debatoj me ta-rregull i imi ky!

Ju jeni një nder ta!

VO: Fotot janë të mbledhjes nën akuze.

Se me thënë të drejtën i kam audio, video, te zbardhur ne procesverbal, madje edhe votimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja