TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të dërgojë në SPAK ligjin për dividendin, me argumentin se favorizon oligarkët, ose siç i quan ata 10 veta që mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama, ndonëse i shkaktohen miliona euro dëm shtetit.

Në konferencën e sotme, Meta i kushtoi një hapësirë shumë të shkurtër tubimit të nesërm më 2 mars, ku theksoi vetëm se do të jetë paqësor me mimoza dhe flamuj kuqezi, fokusi ishte te një tjetër shkelje e kushtetutës bërë sipas tij nga "kuvendi mavri" ose "parlamenti dele". Kreu i shtetit thotë se ndryshimet e bëra për këtë ligj ku favorizohen oligarkët duke ulur dividendin ndaj kompanive të mëdha nga masa 15% në 8%, e aq më tepër me fuqi prapavepruese, është bërë në fshehtësi të plotë nga Komisioni ekonomisë, por edhe parlamenti, e për pasojë paralajmëroi se do i çojë përpara drejtësisë personat përgjegjës.

Mes komenteve për deklaratën e Ramës për Haradinajn, që e quajti një provokim dhe arrestimit të Henri Çilit ku tha se qeveria po e trumbeton sikur ka kapur Toto Riinën (kryemafiozi në Itali), Meta e mbylli konferencën me thirrjen ndaj qytetarëve për t'u bashkuar në tubimin e nesërm të 2 marsit. Tha se për të  nuk ka rëndësi pjesëmarrja, por që tubimi të jetë paqësor dhe të dëgjojë në shesh thirrje "e duam Shqipërinë si Europa dhe liri demokraci". 

Me dy gishtat e ngritura lart, Meta mbylli konferencën e tij vetëm pak orë para tubimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Meta: Shesin arrestimin e Çilit sikur kanë kapur Toto Rinën...në vendin e tij duhet të ishte Gjonaj dhe Dvorani

1583085926_Screenshot2.jpg

Ndryshe nga të  deklarata e tjera, kësaj here presidenti Ilir Meta i ka kushtuar më pak hapësirë Reformës në Drejtësi, ndonëse nuk la pa përmendur ministren Etilda Gjonaj dhe kreun e KED, Ardian Dvorani. Meta shprehet se sot "shesin arrestimin e analistit Henri Çili sikur kanë arrestuar "Toto Rinën" (një nga mafioz më të mëdhenj në Itali), ndërkohë që për ushtrim të paligjshëm në drejtësi duhet të arrestohet dikush tjetër.

"Shet arrestimin e Henri Çilit sikur ka arrestuar Toto Riinën, ndërsa ministrja e padrejtësisë shet Reformën në Drejtësi, kur është kapur me presh në dorë. Nuk arrestohen për ndikim të paligjshëm shefja e ministrisë së Drejtësisë dhe as Dvoranit, por Çili", u shpreh Meta.

Ai ka folur edhe për tubimin e nesër, ku theksoi se do të jetë paqësore me mimoza e flamuj.

"Për mua nesër ka vetëm një gjë rëndësi, protesta dhe manifestimi të jetë më paqësor, me flamuj kuqezi dhe me mimoza dhe me thirrjet "e duam Shqipërinë si Europa dhe me liri demokraci", përfundoi kreu i shtetit. 

Ora 19:24
Deklarata e Ramës për heqjen e taksës/ Meta: Mos të provokojë më Haradinajn se ai ka 40 varre në oborr, 'gruaja e bilalit' turpi i turpit

Një koment ka pasur  Meta edhe për përgjigjet dhe kundërpërgjigjet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish- kryeministrit Ramush Haradinaj për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Për Metën, Rama po provokon Haradinaj, teksa tha se Rama është kontradiktor, pasi në fillim u pozicionua pro vendosjes së taksës, ndërsa sot del kundër saj. 

"Nuk është ndonjë situatë e re. E kanë të qartë të gjithë shqiptarë, misioni i tij është mision përçarës. Një nga objektivat kryesor në interes të organizata kombëtare është të krijoj probleme në rajon. Ndoqa lojërat e tij, e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe, e ka tepruar shumë, po provokon Haradinajn, ishte kjo sharlatane se doli e para  pro taksën së Serbisë, gruaja e Bilalit e vlerësoi (i referohet Ramës). 'Gruaja e Bilalit' nxitoi të thoshte se kishte të drejtë. Nuk mban mend ça bën, fillon të merret me Ramushin. Të mos e provokojë më Ramush Haradinaj, mund të ketë 500 probleme se politikan, por Haradinaj për të gjithë shqiptarët është një hero i gjallë. Ndërsa 'gruaja e Bilalit' për të gjithë është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Haradinajt, se në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe kur del nga shtëpia u thotë "mirëmëngjes 40 vëllezërve" dhe kushërinjve që kanë dhënë jetën për pavarësinë e Kosovës dhe të mos e provokojë me për llogari të shefave në Serbi se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Nuk mund të pranojmë më lojëra të tillë. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre, të bashkëpunojmë me të dhe me aleatët. Nuk kemi detyre t'i përçajmë ato", tha Meta.

Ora 19:10
Meta: Do kallëzoj në SPAK ligjin për dividendit nga 'Kuvendi mavri'! 10 veta tallen me 3 mln shqiptar

Ligji për dividentit ka qenë në fokus të deklaratës së Metës, sipas së cilit është në shkelje të kushtetutës prandaj do të kallëzojë në SPAK personat përgjegjës që e kanë kaluar sipas tij në fshehtësi në Kuvend. Ky ligj, theksoi kreu i shtetit favorizon një grup të vogël njerëzish, oligarkët dhe u shkakton një dëm shumë të madh biznesmenëve të ndershëm. 

"Ligji i dividendit me pasoja të rënda për buxhetin dhe financat e shtetit, për sigurinë publike, për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të shqiptarëve. Ligji për dividendin, rast flagrant se si kuvendi ka dhunuar hapur Kushtetutën për të cilën ju premtoj se do të japin llogari. Nuk do të ketë shpëtim për ta. Kushtetuta, në nenin 18 ka përcaktuar se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, por në nenin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat, tatimet dhe detyrimet financiare, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t'i jepen fuqi prapavepruese. Sipas këtij neni është e qartë se çdo lehtësim fiskal nuk ka efekt prapaveprues. Barazia para ligjit është tipar themelor i kushtetutës, parim i njohur i financave publike. Por në datën 3 dhjetor 2018, rilindja në miratoi ligjin për disa ndryshime në ligj për tatimin mbi të ardhurat në dëm të  sipërmarrësve të ndershëm. Në këtë nen "marvi kuvendi" u vendos nga 15% u bë 8% me efekt prapaveprues. Ky parashikim dhunon nenin e kushtetutës që ndalon efektin prapaveprues, se kjo do të thotë diskriminim para ligjit. Pasojat e këtij krimi është e pabesë, goditje e rëndë pas shpine për bizneset e ndershëm që kanë paguar tatimin prej 15%, ndërsa me ligjin e ri oligarkët, që kanë paguar deputetët, do të favorizoheshin që të mos paguanin 15%, por 8%. Përmbyset sistemi fiskal duke majmur më shumë shtresën e vogël dhe më të pasur të shoqërisë dhe duke varfëruar njerëzit e thjeshtë. Për këtë arsye me dekretin e datën 20 dhjetor 2018 vendosa kthimin për rishikim, ky dekret iu përcoll kuvendit. Çfarë ndodhi? Në të njëjtën ditë ku presidenti i thotë Kuvendit "thërriti mendjes se po bëni një krim financiar", në të njëjtën ditë kuvendi zhvilloi seancë plenare. Komisioni Ekonomik shqyrtoi në mënyrë mafioze këtë ligj, pa thirrur presidencën për të dhënë sqarime, pa lajmëruar opozitën dhe brenda po të njëjtës ditë, e miratuan në seancë penale. "Mavri Kuvendi" dhunoi hapur dhe tmerrshëm kushtetutën, duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit për ta futur në fletoren zyrtare. I kushton qindra miliona euro buxhetit. Për këtë arsye iu bëj me dije se për këtë vendim do të paraqes në ditët e ardhme kallëzimin penal në SPAK për të zbardhur këtë skemë dhe vendosjen para drejtësisë autorët e saj", tha Meta.