Meta çoi në 'Venecia' ndryshimet në Kodin Zgjedhor me kërkesë të Bashës/ Bardhi: Akt i pjekur (VIDEO)

TIRANË- Një akt i pjekur, e ka cilësuar Partia Demokratike, vendimin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, demokratët shprehen se kjo është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të paqes publike  dhe klimës zgjedhore në vend.

Ato vlerësojnë edhe faktin që Meta ka marrë parasysh kërkesën e tyre për t'i çuar në Komisionin e Venecias këto ndryshime, pasi sipas tyre minojnë klimën zgjedhore.  

"Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias. E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar.

Në vetvete ajo marrëveshje dhe miratimi i Kodit Zgjedhor në 30 korrik, shtroi baza të mira për krijimin e kushteve të pranueshme ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Paqja publike dhe pranueshmëria e klimës parazgjedhore janë premisë themelore për një proces zgjedhor të gjithë pranuar. Ndërhyrja e njëanshme dhe brutale në Kushtetutë, e pasuar nga deformime të rënda ligjore që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, bien ndesh hapur me marrëveshjen e 5 qershorit dhe tekstin e sapo miratuar të Kodit Zgjedhor.

Një akt i tillë, i ndërmarrë nga ana e mazhorancës së kapluar nga paniku i humbjes zgjedhore, përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartazi deformimin e rezultatit zgjedhor në tavolinë. Ky akt, i realizuar jashtë Tryezës së Këshillit Politik, mbetet një shkelje e flagrante e marrëveshjes së 5 qershorit. Akte te tilla, të marra në verbëri politike, komprometojnë rëndë interesin publik dhe, mbi të gjitha, rrugën integruese të Shqipërisë.

Hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është jo vetëm një akt i pjekur në vazhdën e traditës politike dhe parlamentare 30 vjeçare, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirjen dhe konsensusin politik, si dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike për eliminimin e deformimeve të rënda kushtetuese që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Zgjedhjet e lira, të ndershme e të qeta, janë shërbimi më i mirë që qeveria e ka për detyrim t’ia ofrojë shoqërisë shqiptare edhe si zgjidhje për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale që vendi po kalon. Dhe, mbi të gjitha, si rruga e vetme drejt së ardhmes europiane të vendit", tha Bardhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 23/10/2020 16:03

    aman aman, or Bardhosh: kur u bete JU pro ligjit, mos ngelt bllok 7% pa u mbledhur ne presidence

    Përgjigju
  • TORE B.: 23/10/2020 15:26

    O Gazi po boll mo se e cave farfallen krejt na bone tekef.

    Përgjigju
    • Hahaaaaa: 23/10/2020 18:32

      Ka gjetur Torja vellain Gazin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë