Dublon institucionet ligjzbatuese/ Ilir Meta promovon nga Durrësi nismën e tij për 'luftën ndaj krimeve zgjedhore': Mediat të kenë kujdes, do japin llogari pas 25 prillit

Nismën e tij, e cila dublon institucionet që merren me denoncimin dhe hetimet për krimet zgjedhore, Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur nga Durrësi. Konferencën për shtyp Ilir Meta e filloi me deklarata politike për atë që pritet të ndodhë sipas tij më 25 prill dhe e përfundoi edhe me një mesazh kërcënues për mediat.  Presidenti tha se pas 25 prillit vendi do të ecë me shpejtësi pasi këtë do ta garontojë barazia e votës. "Ky është një fillim”, tha ai. 

Meta i ftoi në aleancë qytetarët të cilët sipas tij duhet të denoncojnë në faqen e presidencës krimet zgjedhore. I

"Gjithkush mund të denoncojë çdo përpjekje apo veprim që lejon korrupsionin aktiv apo pasiv në zgjedhje, të denoncojë çdo shkelje e të drejtës së zgjedhjes, të denoncojë çdo anëtar i FA apo Policisë së Shtetit që shpërdoron detyrën apo mbështet një forcë të caktuar politike.

Meta tha se kushdo që tenton të prekë votën nuk do të ketë shpëtim pasi është armik i republikës së Shqipërisë pasi sipas tij prekja e votës instalon autokracinë dhe minon demokracinë duke përdhosur Kushtetutën, liritë dhe të drejtat e njeriut ku çdo e drejtë buron nga vota e lirë.

"Rreziku i shitblerjes së votës është i pranishëm dhe shumë i madh. Ne duhet të denoncojmë hapur dhe pa asnjë hezitim. Për këtë arsye i kam hapur rrugë kësaj nisme për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore", tha  Meta

Në fund ai pati edhe një kërcënim për mediat, duke i bërë thirrje që sipas tij të të respektojnë qytetarët dhe duhet të japin kontribut për atë që do të vijë nesër. 

"Është në të mirën e tyre. Të jenë të gjithë në rrethana lehtësuese në procesin e llogaridhënës që do të vijë nesër me hir apo me pahir për shkak të votës së qytetarëve", tha ai. 

Nismën 'Denonco krimin zgjedhor' e prezantoi dy ditë më parë.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Meta pyetet për deklaratat e ambasadores Kim për Tom Doshin: Qytetarët kanë mundësi të zgjedhin alternativën më të mirë

Presidenti Ilir Meta nga Durrësi, u pyet edhe në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për kandidaturën e Tom Doshit. Meta tha se në këto zgjedhje, edhe pse nuk është bërë më e mira qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin.

‘Nuk kam asnjë arsye të shmangem nga çështja më e madhe që ka vendi. E dimë që kemi një histori të dhimbshme dhe kemi një ligj për dekriminalizmin. E dimë kush na detyroi që të bënim një ligj të veçantë dhe kush kandidoi ato persona. Në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira përsëri qytetarët kanë mundësi jo vetëm të zgjedhin mes subjekteve politike, janë, ku kanë mundësi që të zgjedhin por kanë edhe mundësi brenda listës. Kanë mundësi të zgjedhin dhe të japin sinjalin për kandidaten që atp besojnë. Qytetarët të votojnë me bindjen e tyre dhe për alternativën që do ti përfaqësojë më mirë, por edhe për kandidatin apo kandidaten.’- tha Meta.

Ora 12:58
Ilir Meta kërcënon mediat: Është në të mirën tuaj që të jepni kontribut për atë që vjen nesër! Të jeni të lehtësuar përpara llogaridhënies

 

Presidenti Meta në konferencën për shtyp në Durrës pati një mesazh edhe për mediat.

"I ftoj mediat gjithashtu të jenë mjaft transparente në këtë proces. Është në të mirën e tyre. Duhet të respektojnë qytetarët dhe duhet të japin kontribut për atë që do të vijë nesër.  Të jenë të gjithë në rrethana lehtësuese në procesin e llogaridhënës që do të vijë nesër me hir apo me pahir për shkak të votës së qytetarëve"

Ora 12:51
Meta: Kush prek votën e lirë do të ketë një ndëshkim spektakolar! Pas 25 prillit të ketë frikë qeveria nga populli

Presidenti Ilir Meta tha nga Durrësi se pas 25 prillit qeveria duhet të ketë frikë nga populli. Meta tha se presidenca është e hapur të bashkëpunojë me subjektet garuese për çdo fenomen negativ të hetohet brenda një afati sa më të shpejtë.

‘Kush do të që tenton që të prekë votën e lirë do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm spektakolar, siç e meriton, pasi është armik i shqiptarëve. Vjedhja e votës na ka bërë që të jemi mbrapa dhe të mbetemi peng i çeljes së negociatave. Pas 25 prillit të kenë frikë qeveria nga populli. Presidenti është i hapur dhe i vendosur që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet garuese me institucionet përgjegjëse dhe të gjithë ato që janë të interesuar që kanë mbarëvjatje, pasi çdo fenomen negativ të hetohet brenda një afati sa më të shpejt. Jam i palëkundur se ne të gjithë bashkë do të mund të hapim një faqe të re që do të vijën për 100 vite në Shqipëri. Dy gjera nuk mund të preken vota e lirë e barabartë dhe kushtetuta. Në këtë nisëm duam të shpëtojmë të ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe të ardhmen e saj drejt BE-së.’- tha Meta.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/03/2021 01:18

    Foli ILIR TRUMP i Shqiperise,morret vesh ju te mediave dhe te zgjedhjeve !!!

    Përgjigju
  • tosi: 27/03/2021 20:10

    Kujdes nga hajdutet e leshelis se jane mjeshtra te blerjes se votes. Ka deklaruar vete i ndjeri Dritan prifti se si i blente votat leshelija me lope, gjela deti dhe zarfa me leke ne Fier. Pastaj ne 2017 doganieri i leshelise ne Koplik u kap duke blere vota ne Koplik me zarfat me leke ne makine. Keta te Nafije fallxhores jane superhajdute dhe per vjedhje votash.

    Përgjigju
  • Auuuuu: 27/03/2021 19:24

    Mos u lodh shume like copani se ste del koha te rrish me bes kallakun.Krimet zgjedhore i ka marre persiper Spaku.Do gjeje dhe hajdutin e thesarit spaku.

    Përgjigju
  • Koli: 27/03/2021 18:16

    Ruajeni LSI -ne se jan mjeshtra te blerjes se votes. Ky eshte duke paguar votat dhe ben sikur....

    Përgjigju
  • Teri: 27/03/2021 17:05

    Pirdh o mullah likja pirdh

    Përgjigju
  • Populli: 27/03/2021 15:59

    Duhet ti marresh leje Terit te vish ne durres.. S’ ke lidhje me detin na vjen keq....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet