Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë 'Nënë Tereza' atdhetarin humanist, Skënder Përpepaj gjatë një ceremonie "live".

Gjatë fjalës së tij në fund të ceremonisë Meta u ndal te kulla që ka ndërtuar Përpepaj, duke shtuar se atij i ka ardhur turp që një gjë të tillë se ka bërë me shtëpitë e familjarëve të tij në Skrapar.

"Mezi po prisja për të inguarur nga Kullën e re që ka bërë zoti Skënder në Curraj, por s'kemi patur mundësi por do të ikim. Kur e pashë në fotografi që ajo kishte përfunduar më erdhi pak trup për veten time që se kam rindërtuar shtëpinë e të parëve të mi në Çepan të Skraparit por do ta bëj këtë gjë ashtu siç ka qenë. Përveç kësaj ceremonie të bashkohemi edhe te kulla e skënderit, edhe të këndojmë edhe këngën e Qerim Sula", tha Meta.