Meta dekoron me titullin 'Mjeshtër i Madh' 2 futbollistët e mirënjohur

Ferdinand Lleshi dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, vazhdon të vlerësojë personalitet të ndryshme të botës së sportit dhe futbollit në veçanti. Bëhet fjalë për Ferdinand Lleshin.

Meta thekson se Lleshi është ndër futbollistët më të mirë ndër breza, i konsideruar si legjenda i “Labinotit” dhe një prej titullarëve kryesorë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar.

Presidenti ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” edhe ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Mihal Gjika. Për të Meta thekson se mbetet i paharruar talenti, virtuoziteti, sukseset dhe rezultatet e shkëlqyera sportive të arritura nga futbollisti aq popullor dhe i pamposhtur.

“Kënaqësi të dekoroja legjendën e “Labinotit” dhe një prej titullarëve kryesorë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, qendërmbrojtësin dhe mesfushorin e shquar, Ferdinand Lleshi, sportist me personalitet të padiskutueshëm, me cilësi të rralla edhe si golashënues. Edhe sot e kujtojmë kur falë këtij lideri plot eksperiencë, potencë dhe vizion, “Labinoti” arriti të udhëheqë kampionatin kombëtar deri në fund duke lënë pas jo vetëm tre skuadrat e kryeqytetit, por edhe ekipet më të mëdha të kohës.

Ai njihet jo vetëm si kampion i Shqipërisë me ‘Labinotin’, por edhe si fitues i Kupës së Republikës në një moshë tepër të re dhe si golashënuesi i dytë më i mirë i atyre viteve të lavdishme.

Në shenjë vlerësimi për cilësitë e spikatura në lojën e futbollit, si mesfushor dhe qendërmbrojtës, duke demonstruar në fushën e blertë aftësitë e tij të shkëlqyera të lojtarit profesionist e të suksesshëm, si dhe për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të sportit në vendin tonë, i akordova Ferdinand Lleshit, Titullin e lartë, Mjeshtër i Madh”, thotë Meta.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike?

Komento

Komente

  • Like: 07/03/2021 06:01

    Po dekoron dhe disa persona te tjere para se te futesh ne biruce. Po gjithmone like presidenti injorante ne historine e Shqiperise do te ngelesh ti o hajdute Shoku anministrator perse nuk i botoni komentet e popullit. Apo jeni ne krah te like injoranti dhe i perzgjithni komentet

    Përgjigju
  • Like: 07/03/2021 01:16

    Akoma nuk paska mbaruar ma dekoratat ky like injoranti. Ike o ne biruce o like kokemadhi

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Mesazhi i koduar i Ilir Metës, 5 ditë para vrasjes së Pjerin Xhuvanit: Do iki në Elbasan pasi ka nevojë atdheu! (Takoi fshehurazi shtabin e LSI-së)