Meta dekoron me titullin 'Mjeshtër i Madh' grupin 'Pleqtë e Krujës': Me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë

Meta dekoron me titullin 'Mjeshtër i Madh' grupin 'Pleqtë e Krujës': Me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë

Presidenti Ilir Meta me grupin 'Pleqtë e Krujës

Krujë-Nga qyteti historik i Krujës, presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot me titullin 'Mjeshtër i Madh' grupin 'Pleqtë e Krujës'. Duke vlerësuar, historinë, tradiat dhe kulturën e qytetit, Meta shkruan se e çmoi këtë grup për kontributin e madh që kanë dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore e të traditave krutane, të cilat ua kanë transmetuar edhe brezave. Gjithashtu, presidenti ditën e sotme ka vlerësuar studiuesin Mehmet Llubani dhe dy kontributorë, Dragush Gega dhe Bujar Bardhi, të cilët kanë promovuar turizmin në këtë zonë.

“Në Krujën e shenjtë për çdo shqiptar, ku historia, tradita, vlerat kombëtare, patriotizmi dhe krenaria shpalosen pranë njëra-tjetrës dhe ku kështjella e pamposhtur e Gjergj Kastrioti Skënderbeut spikat si dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar dhe europian, pata kënaqësinë të vlerësoj sot një buqetë të shquar personalitetesh të artit dhe të kulturës së kësaj treve. Për kontributin e madh të dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane, çmova me Titullin 'Mjeshtër i Madh', grupin karakteristik 'Pleqtë e Krujës', që me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë tonë të pasur kulturore e shpirtërore. Vlerësova gjithashtu studiuesin e krijuesin e talentuar Mehmet Llubani, si dhe dy kontributorët e palodhur për nxitjen e turizmit në këtë trevë, Dragush Gega dhe Bujar Bardhi. Është tepër e rëndësishme, që trashëgiminë tonë të pasur shekullore në çdo fushë, ta mbrojmë dhe ta promovojmë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar, zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe prosperitetit të qytetarëve tanë, për të qenë krenarë, që janë shqiptarë”, shkruan Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 05/04/2021 19:05

    O Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve