Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe drejtuesi i operacionit për fatkeqësinë natyrore, Bledi Çuçi, ishin ditën e sotme në Durrës, ku panë nga afër zonat e prekura nga dërmeti i 26 nëntorit.
Meta falenderoi Kosovën për ndihmën e dhënë për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore.
“Do të doja të falenderoja përsëri për të disatën herë shtetin e Kosovës popullin e Kosovës të gjitha institucionet, qeverinë e Kosovës, kryeministrin Harandinaj, ministrat dhe në mënyrë të veçantë FSK të Kosovës dhe të policisë së Kosovës që kanë shkëlqyer me reagimin e menjëhershëm që në orët e para të përballimit të kësaj tragjedie dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirën në ndihmë të qytetarëve tanë që kanë vuajtur këto pasoja.”-tha Presidenti Meta.
Haradinaj shprehu gatishmërinë e shtetit të Kosovës, duke theksuar se të gjitha mekanizmat institucional të saj, janë në dispozicion të shteti shqiptar.
“Është me rëndësi që të gjithë në Kosovë janë bashkë me të të gjithë prekurit e tërmetit. Të gjitha mekanizmat që ka Kosova janë në dispozicion. Nga Kosova nuk do të kursejmë asgjë për të qenë bashkë.”-tha ai.
Haradinaj tha se janë shumë shqiptarë që janë strehuar në Kosovë për shkak të tërmetit, duke shtuar se edhe pse nuk janë kushte perfekte në kamp, e rëndësishme është që nuk kanë ngelur në qiell të hapur.
Haradinaj tha se ka një numër të caktuar shqiptarësh që janë strehuar në Kosovë.
“Kemi një numër të caktuar të shqiptarëve që janë në Kosovë. Shumica janë në familje private dhe kapacitete private, hoteliere. Dhe në një kamp ushtarak. Janë 500 të strehuar aty. Kushtet nuk janë prefekt në këtë kamp, që mos keqkuptohemi. Ai është një ish-kamp ushtarak gjerman, por kemi bërë përpjekje që mos jenë në qiell të hapur.”-u shpreh Haradinaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 muaj në qeli, Meta kërkon lirinë teksa zgjedhjet po afrojnë! Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt, shprehet edhe për Kryemadhin
16 Shkurt, 10:54
-
E quante 'instrument kamikaz' në duart e Ramës, Meta si Berisha me dy standarde, tani mbrojnë SPAK: Pas 11 Majit, do të vazhdojë të funksionojë
14 Shkurt, 19:25
-
VIDEO/ Si militantët e PD dhe Partisë së Metës bllokonin rrugët para SPAK dhe Tedi Blushi godiste furgonin e Policisë
14 Shkurt, 14:42
-
Pse SPAK dhe GJKKO reagojnë për protestën e mbështetësve të Veliajt dhe nuk thanë asnjë fjalë për protestat pro Berishës dhe Metës?
14 Shkurt, 14:35
-
‘Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët’, Meta nga qelia: Më shumë fonde për arsimin publik
13 Shkurt, 15:16
-
'5 horra me uniformë mësynë brenda qelisë së Metës', Tedi Blushi: Kontroll me urdhër të Ramës, nga qimet e flokëve te çorapet për 20 minuta
12 Shkurt, 17:04
-
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
12 Shkurt, 11:50
-
Haradinaj akuzon Kurtin se po tenton të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve: Po vonohet publikimi paraprak, institucionet e drejtësisë të nisin hetim
11 Shkurt, 22:55
-
Altin Ketro: Derisa e vërteta e pakundërshtuetshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Erion Veliajt!
11 Shkurt, 19:33
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja e Albin Kurtit e para, por kush i ka votat për Qeverinë?
10 Shkurt, 09:16
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti forcë e parë me 40.83%, por nuk arrin shumicën! Pason PDK me 22,15%, LDK 17.59% dhe AAK-NISMA 7.47%
9 Shkurt, 19:37
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 40 për qind, më e ulët se më 2021 dhe 2019! Policia: Procesi ishte i qetë, pa incidente madhore
9 Shkurt, 07:08