Meta dhe Shehu nesër në Angli
takim me diasporën shqiptare

Meta dhe Shehu nesër në Angli<br />takim me diasporën shqiptare
Kreu i Kuvendit, njëkohësisht kryetar i LSI-së, Ilir Meta do të zhvillojë nesër një vizitë në Britaninë e Madhe. Ai do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare atje për të folur për votën e emigrantëve dhe politikat shtetformuese.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga deputeti i kësaj partie, Ylli Shehu, i cili është dhe organizatori e koordinatori i këtij takimi, e më pas u konfirmua edhe nga burime pranë Kuvendit.

Ja njoftimi i deputetit Ylli Shehu për takimin e nesërm:

''Përshëndetje! Të dashur miq, shqiptarë që jetoni në Londër ose në zona të tjera të Anglisë! Më lejoni të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm: Ditën e premte, datë 24 mars, në orën 19:00, ju ftoj të merrni pjesë në një takim të komunitetit shqiptar. Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam kënaqësinë t'ju njoftoj se në këtë takim do të na nderojë me pjesëmarrjen Kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ju ftoj të merrni pjesë jo vetëm sepse është takimi i parë i këtij formati me diasporën shqiptare në Angli, por se z. Meta vjen këtu jo për të bërë politikë me ju, por për t'ju dëgjuar se si mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë, se si mund të integrojmë në programin tonë elektoral shqetësimet tuaja, kërkesat dhe sugjerimet. Vota e emigrantëve, politikat ekonomike e sociale, arsimimi i të rinjve, etj do të jenë objekt i këtij takimi. Për më shumë pyetje, detaje apo informacione shtesë më shkruani në inbox, ose ne numrin tim 07476916752 Takimi do të zhvillohet në. Oasis Banqueting Hall 6-8 Thames Road,Barking,Essex ig11 0hz.Ju faleminderit''.

STATUSI


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0