TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për televizionin “Channel One” dha detajet për ditëlindjen e tij në Gjirin e Lalzit. Sipas Metës, në media është bërë një abuzim me çmimin pasi kosot për person ka qenë jo më shumë se 3500 lekë për person. Lidhur me dhuratat, Ilir Meta theksoi se Rama i kishte bërë peshqeshin më të domethënës.
Pse kanë kaq interes të madh që ju të tregoni për ditëlindje? Pse është kjo? Çdo njeri e feston ditëlindjen. Pse në këtë rast, sepse kemi detaje, disa kritika, disa akuza?
Nuk e di që një ditëlindje duhet bërë një objekt debati. Megjithatë, më vjen mirë kur politikanë të shquar dhe të pasionuar pas nekrofilisë, tani kanë filluar të merren me ditëlindjet
Kjo quhet shpërfillje, zoti Meta, se jemi në një moment serioz tani. 650 të ftuar, 2 tonë verë, qindra karkaleca...
Si shpjegohet që janë pirë 2 tonë verë dhe nuk është bërë asnjë aksident?
Qindra mijëra dollarë! Sa ka kushtuar ditëlindja juaj, zoti Meta?
E rëndësishme është që në politikë të ruhen disa standarde të karakterit njerëzor, sepse sigurisht që gjëja më e lehtë është të shpifësh, por në momentin kur e tepron, edhe në shpifje, pa dyshim që ai të cilin përpiqesh të manipulosh, reagon ndryshe nga sa ti shpreson. Besoj se kjo nuk është hera që u ndodh edhe zëdhënësve të këtyre shpifjeve. Për rastin konkret, meqenëse ju e kishit kaq për zemër, dëgjuam që atje ishin mbjellë palma dhe pemë. Kjo është një gjë fare qesharake.
Deri këtu do të shkojmë, të llogarisim?
Nuk kemi të bëjmë me shpenzime marramendëse, sepse jua thashë edhe një herë, për të marrë nga një kompani, që i ka këto palma dhe lule me vazo, për t’i çuar në Lalëz, dy kamionë dhe për t’i kthyer, ngarkim-shkarkim nuk bën më shumë se 60 mijë lekë të rinj.
Tani 60 mijë lekë palmat e mora vesh, po këto 50 tualetet, zoti Meta?
Kjo është një fantazi tjetër dhe natyrisht që, kur dëgjohen shifra të tilla, të cilat janë tërësisht larg së vërtetës, duhen pjesëtuar disa herë, pa dyshim që çdo qytetar shqiptar... 500 kilogram karkaleca! Unë që isha i zoti i asaj feste kisha vetëm tre karkaleca në pjatën time. Nëse kolegët tuaj, që kanë qenë atje, kanë pasur nga një kilogram karkaleca, kjo është histori tjetër. Mijëra shishe verë! Marrëzi! Madje, nxjerrin edhe shishe në gazetën e partisë. Shishe gjoja 300 euroshe, të marra në Francë. Ndërkohë që aty nuk është shërbyer me shishe.
Çfarë vere ishte?
Ishte e llojeve të ndryshme. Nuk ka pasur vetëm një verë. Është shërbyer me enë të veçanta. Unë nuk ka parë në jetën time shishe vere 300 euro. Nuk e kam provuar as për vete, jo më ta bëja këtë gjë për miqtë e mi shumë të nderuar që ishin aty. Po ta ishte kaq shumë verë, do të kishte ndodhur edhe ndonjë aksident, sepse kanë qenë edhe shi atë natë. E gjithë kjo është një përpjekje e dëshpëruar e disa mendjeve mjaft të lodhura që nuk prodhojnë dot politikë dhe kërkojnë të prodhojnë baltë. Është e drejta e tyre. Nuk kam gjë për të fshehur. Përkundrazi, meqë edhe ju e paskeni me kaq merak.
Zonja Topalli e kishte më merak sesa unë.
Nuk e shohim dot sindromën e Otellos për ata që e vuajnë, por për qytetarët, edhe për ju...
E keni edhe për zonjën Topalli?
...mund të jap këto sqarime. Shpenzimi për një person nuk ka qenë më shumë se 3,5 mijë lekë të reja. Që do të thotë, dy ose tri herë më pak, nëse do të ishte bërë te “Rogneri”, ose te “Sheratoni”. Për sa u takon palmave që janë vendosur atje, jua thashë se sa vete i gjithë shpenzimi. Ngarkim-shkarkim dhe 150 litra karburant nga Vora në Lalëz dhe kthim, me vazo sikurse erdhën. Gjithçka ishte thjesht një ide. Tenda gjigante, që ishte prodhuar gjoja vetëm për këtë ditëlindje, ishte vetëm një mashtrim.
Po dhuratat si ishin, zoti Meta? Për këtë jam kurioz më shumë.
Shumë normale. Ato që duhen deklaruar, do të deklarohen.
Kishte ndonjë dhuratë që ju bëri më shumë përshtypje?
Ajo e pikturave të zotit Rama. Ishte shumë interesante, sepse ishte shtrirë mbi të.
A kishit ngjala, apo vetëm karkaleca?
Vetëm tre karkaleca kisha unë për vete. Nuk e di kush ka pasur kaq shumë.
Pse nuk e keni ftuar zotin Basha? Nuk keni ftuar edhe shumë të tjerë, por le të ndalemi te zoti Basha.
E kemi ftuar për reformën administrative territoriale: kjo është më e rëndësishme.
Zoti Meta, vijmë te politika, tek ajo që ju bëni çdo ditë. Në datën 15 mbushen 7 muaj nga qeverisja e koalicionit PS-LSI. Si do ta bëni një analizë të shkurtër të këtyre shtatë muajve? Natyrisht, 7 muaj nuk janë shumë, por edhe pak fare nuk janë, ka tendenca.
Mendoj se janë 7 muaj që flasin për një maxhorancë që ka sjellë një frymë të re. Ka një qasje shumë konstruktive në të gjitha planet: me qytetarin, në radhë të parë, me institucionet dhe me opozitën.
Ishit edhe ju me PD-në.
Patjetër. Ndoshta kjo mungesë aftësie për të reflektuar për të qenë të vërtetë, e bën shumë të pabesueshme dhe jo premtuese bërjen e opozitës nga ana e tyre.
Si po funksionon koalicioni LSI-PS? Cili është ndryshimi me koalicionin që kishit me PD-në?
Koalicioni po funksionon në mënyrë shumë konstruktive dhe bashkëpunuese, sikurse edhe ju e shikoni dhe e ndiqni.
Keni deklaruar se me zotin Berisha kishte raste kur kalohej viza e kuqe dhe e keni përmendur këtë. Me zotin Rama ka ndodhur të kalohet vija e kuqe?
Jo. Për shembull, një vijë e kuqe në kohën kur qeverinë e drejtonte zoti Berisha ishte çështja e ndryshimit të ligjit “Për SHISH-in”, sepse ishin ndryshime të pakonsultuara me NATO-n.
Mund të bëjmë paralelizëm në këto momente që mazhoranca kërkon të largojë kreun e SHISH-it?
Nuk e kam dëgjuar këtë opsion. Mund të ketë mendime apo vlerësime të ndryshme nga deputetë të caktuar, por në fund të fundit, në emër të mazhorancës, aq më tepër për një rast të tillë, i takon të shprehet Kryeministri dhe ai nuk është shprehur për këtë gjë që thoni ju.
Sa ndikoni ju te zoti Rama në mendimet e tij?
Ndikimi im ka të bëjë me programin e qeverisë, me objektivat e saj. Për sa i takon vendimeve të zotit Rama, ato janë vendime të tij.
Zoti Meta, tani i kemi të gjitha pyetjet e kësaj pjese për Kuvendin. Ata që ju njohin habiten me ju se sa tolerant, sa i qetë dhe atë Sali Berishën sa e toleron.
Jo, nuk e besoj se ka ndonjë teprim nga ana ime si kryetar i Kuvendit. Teprimet, si gjithmonë, janë nga ana e doktorit.
Po Rregullorja?
Rregullorja, në radhë të parë është bërë për të garantuar të drejtat e opozitës, sepse kuptohet se një shumicë e cila do ta bënte Rregulloren sipas interesave të saj.
Megjithatë, zoti Meta, ju me zotin Basha, po flas mazhoranca me zotin Basha, nuk është se ka marrëdhënie shumë të mira sidomos për reformën territoriale.
Pa dyshim që dritë në fund të tunelit do të ketë, sepse reforma do të bëhet. Ne kemi treguar vullnet maksimal për ta bërë së bashku me opozitën. Pa dyshim që kjo reformë do të bëhet dhe zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me ndarje të re administrative-territoriale.
Dhe në qershor si e shikoni, do ta marrim statusin, se statusin kur e mendonim se mund ta merrnim, nuk e morëm?
Ishte një padrejtësi e madhe mosdhënia e statusit në dhjetor, që nuk duhet kuptuar si diçka që ka të bëjë me Shqipërinë, por si një pamundësi për të marrë një vendim të caktuar për shkak edhe të vetë mënyrës sesi funksionon Bashkimi Europian.
Dhe në qoftë se do të themi, e pamendueshme, se në qershor nuk do të na jepet statusi?
Ne do të vazhdojmë me reformat.
Zoti Meta, ka disa zëra që mendojnë se duhet të ketë ndryshime në qeveri për t’i dhënë një impuls.
Mendoj se kjo është një iniciativë që i takon Kryeministrit, sepse ai ka përgjegjësinë kryesore dhe mund të bëjë vlerësimin më të mirë të funksionimit të ekipit, sepse, në fund të fundit, ka marrë edhe përgjegjësinë kryesore.
Megjithatë, unë e kisha fjalën për ministrat e LSI-së. Cili është mendimi juaj? A ka nevojë të ndryshohen, të zëvendësohen?
Unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e tyre. Megjithatë e thashë edhe më parë, që gjithmonë është prioritet iniciativa e Kryeministrit për të bërë ndryshime në qeveri.
Shkrimi u publikua sot (8.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com