Ashtu siç ka paralajmëruar, Ilir Meta njoftoi se Partia e Lirisë do të nisë protestat së shpejti. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se do këtë sesion të ri parlamentar do të shfaqet shpesh para Kuvendit për të protestuar.

“Nuk do të habitemi që si kryetar i Partisë së Lirisë të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura. Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate. Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.

Gjithashtu shtoi se data e protestës së parë do të bëhet e ditur brenda 24 orëve.

“Shumë shpejt protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë vazhdimisht protesta. Kjo do të ndodhë kur unë të konsultohem me drejtuesit e tjerë të Partisë së Lirisë”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

PS e PD nismë për ish spiunët, Meta: Pro hapjes së dosjeve, por e imja është falsifikim! Protestën e parë e njoftojmë brenda 24 orëve