PS e PD nismë për ish spiunët, Meta: Pro hapjes së dosjeve, por e imja është falsifikim! Protestën e parë e njoftojmë brenda 24 orëve

Përballë nismave të socialistëve e demokratëve, që në thelb qëllim duket se kanë largimin e tij nga politika, Ilir Meta thotë se edhe Partia e Lirisë është e përgatitur. Duke komentuar propozimet ligjore të PS në parlament, ish presidenti sulmoi sërish kryeministrin Rama dhe Autoritetin e Dosjeve.

Meta thotë se është pro hapjes së dosjeve, por pretendon se është falsifikim dosja ku thuhet se politikani I.M., ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

"Ligji i ashtuquajtur i spiuneve është ligj që e ka bërë vetë PS në 2015 sipas modelit gjoja gjerman, e ka shkelur vetë PS me përfaqësuesit e saj në autoritetin e Dosjeve qëndrimi ynë si Parti e Lirisë, dhe i imi si politikan ka qenë hapja e dosjeve dhe demonstrimi i tyre përpara opinionit publik për cilindo që do të zgjidhet ndërsa për rastin konkret ju e dini që kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe gjithë kukullave të tij tek autoriteti i manipulimit të dosjeve dhe në arkiva të tjera shtetërore. Dekomunistizimi dhe denazifikmi i Shqipërisë fillon me shporrjen e Ramës dhe kukullave të tij", tha Meta.

Gjithashtu duhet të kërkohet testi i drogës për politikanët, kurse për protestat e opozitës do të njoftohet brenda 24 orëve.

"Partia e Lirisë dhe Petrit Vasili mund t’u njohë me nismat për integritetin e personave publikë ku përveç kontrollit të shëndetit mendor e psiqik që është emergjent në mënyre të veçantë për kryeministrin aktual sjellja e fundit është skizofrenike në gjithë dimensione e saj e po kështu për testin e drogës për gjithë politikanët e iniciativa të tjera", tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë thotë se godina e Parlamentit, do të jetë vendi ku do të përqëndrohen protestat e opozitës, data për të cilat do të njoftohen brenda 24 orëve. Gjithashtu teksa paralajmërohet krizë energjetike, Ilir Meta thotë duhet të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimeve. Sot bëri të njohur projektligjin e nënshkruar nga deputetët e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagës së punonjësve të administratës publike që do ta çojnë për shqyrtim në Kuvend.

“Synohet vendosja e një rregulli për të mbrojtur punonjësit nga rritja e çmimeve. Rritja ekonomike është por pagat nuk janë rritur, rritja galopante e çmimeve për 2022 ka krijuar një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe sociale. Indeksimi i pagës minimale është e nevojshme. Për efektet, rritja e pagës reale ka efekte pozitive sepse rritet mirëqenia. Rritet fuqia blerëse dhe ajo e konsumit, mundëson rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke përmirësuar bilancin. Indeksimi i pagave detyrim, të bëhet në 1 korrik të çdo viti”, tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
PS e PD nismë për ish spiunët, Meta: Ne duam testin e drogës

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të këmbëngul që kryeministri Edi Rama të bëjë testin e drogës. Ai thotë se është e nevojshme që përveç drogës të bëhet edhe kontrolli i shëndetit mendor e psiqik.

“Partia e Lirisë dhe Petrit Vasili mund t’u njohë me nismat për integritetin e personave publikë ku përveç kontrollit të shëndetit mendor e psiqik që është emergjent në mënyre të veçantë për kryeministrin aktual sjellja e fundit është skizofrenike në gjithë dimensione e saj e po kështu për testin e drogës për gjithë politikanët e iniciativa të tjera”, tha Meta.

Ora 14:25
Ilir Meta: Nesër do të paraqes në prokurori kallëzime të reja për falsifikimet idiote

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se ditën e nesërme, avokati i tij do të paraqesë në prokurori kallëzime të reja për ato që i quan falsifikime idiote. Për këtë i referohet dosjes së Autoritetit të Dosjes që përmend Ilir Metën si bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit.

“Ju e dini që kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe gjithë kukullave të tij tek autoriteti i manipulimit të dosjeve dhe në arkiva të tjera shtetërore. Falsifikimi është bërë evident e kam bërë kallëzim penal për anëtarët e këtij autoriteti që ia kam adresuar dhe SPAK.

Dje jam njoftuar nga SPAK që e kanë kaluar për kompetencë te Prokurorisë dhe hapi i dytë i imi ka qenë pajtimi apo zgjedhja e një avokati jo mbrojtës por sulmues, e ky është Genc Gjokutaj, sulmues se ne jemi në sulm, se jemi kallëzues, jo të kallëzuar për këtë çështje e nga nesër Gjokutaj do paraqitet në prokurori se kemi kallëzime të reja shtesë për falsifikimet e tjera idiote që kanë bërë këta duke shkelur ligjin e duke falsifikuar materiale ordinere.

Dekomunistizimi dhe denazifikmi i Shqipërisë fillon me shporrjen e Ramës dhe kukullave të tij, kudo qe ndodhen me rivendosjen e shtetit te se drejtës, kushtetshmërisë dhe mbrojtjes së të drejtave themelore përfshirë dhe lirinë e medias e gazetarëve”, u shpreh Meta.

Ora 14:14
Meta: Do më shihni shpesh para Kuvendit! Protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë

 

Ashtu siç ka paralajmëruar, Ilir Meta njoftoi se Partia e Lirisë do të nisë protestat së shpejti. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se do këtë sesion të ri parlamentar do të shfaqet shpesh para Kuvendit për të protestuar.

“Nuk do të habitemi që si kryetar i Partisë së Lirisë të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura. Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate. Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.

Gjithashtu shtoi se data e protestës së parë do të bëhet e ditur brenda 24 orëve.

“Shumë shpejt protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë vazhdimisht protesta. Kjo do të ndodhë kur unë të konsultohem me drejtuesit e tjerë të Partisë së Lirisë”, tha Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ina: 05/09/2022 18:41

    se marr vesh pse vazhdon akoma me fol likja tshofi veten njeher

    Përgjigju
  • elena: 05/09/2022 18:40

    vetem budalleqe flet ky meta

    Përgjigju
  • Vanesa: 05/09/2022 17:52

    Meta te pranoj ato qe ka bere dhe kaq mos te filloj e te flase kot tashi

    Përgjigju
  • Bora: 05/09/2022 17:51

    Po normal qe do thoj qe eshte mashtrim se spranon per krimet qe ka bere

    Përgjigju
  • Vinz: 05/09/2022 17:26

    O meta po ti je drogato mo i modh nga gjith kta mer legen

    Përgjigju
  • romario: 05/09/2022 17:26

    meta ka kohe qe nuk di cfare flet. Turp per kete opozite qe kemi ne vend

    Përgjigju
  • marjus: 05/09/2022 17:26

    po nuk i kuptoj keta te opozites si mind te japin te tilla deklarata palidhje

    Përgjigju
  • Fredi: 05/09/2022 17:23

    Po tvjen fundi o i shkret ..po mos fol kot… ti rames as te kembet si afrohes o spiun

    Përgjigju
  • Klajd: 05/09/2022 17:22

    Ashu de ka lezet… u erdhen mendt atyre t pd

    Përgjigju
  • Ana: 05/09/2022 17:14

    O ilir po pret daten kur do hysh ne burg prandaj je kaq i shqetesuar

    Përgjigju
  • Ori: 05/09/2022 17:11

    E gjeti ky tani justifikimin eshte fallsifikim po si ska turp ky

    Përgjigju
  • Kristi: 05/09/2022 17:11

    Ilir Meta njeriu me negativ

    Përgjigju
  • Koli: 05/09/2022 17:09

    O mete merru me naj pun t hajrit merru

    Përgjigju
  • Usa emigrant: 05/09/2022 16:38

    Mordja e shqiperise je o hajdut 30 vjecar ilir metaj o jo jo metaaaa sillu si dush karma po tvjen rotull

    Përgjigju
  • Gjergj Budina: 05/09/2022 14:58

    O Ilir Meta e vërteta që je hajdut a e di ti preardhjen e Avokatit tat sulmus ? Vjen nga familja më komuniste e regjimit të kriminelit Enver pler Hoxhës. Si ka mundësi që ti në partin tënde çet hajdutësh vetëm komonista ke ? Si Peço Vasili nipi Manush kak Myftiu e qindra komonist të tjer. Pra ti do bosh demokraci siç bëre 30 vjet me komonistat. Ilir ti je aq IDJOT sa se kupton që ora jote ka mbaruar o hajdut i deklaruar me zë e me figur.

    Përgjigju
  • Xhavit Karai: 05/09/2022 14:50

    O Ilir Metaj ksaj radhe ska Zot që të shpëton prandaj ti lef sa të duash hum, hum , hum po një top të madh tum do hash. Ti je katandis më keq se Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ] që thot un jam profesor me 7 klas shkol po hajde mushja menjen Xhepit. E pra dhe ti thua un du ktë, un du atë po hiku Öike ska mo qofte te daja o Ilir spiuni mbaroi , mbaroi o Ilir karalloi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj