BERAT - Kryetari i LSI Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, ka zhvilluar një sërë takimesh me banorë të këtij qarku, ku janë bërë bashkëbisedime për problemet që shqetësojnë komunitetin atje.
Në veçanti lideri i LSI shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen e keqe të rrugës Berat-Çorovodë e mbetur e papërfunduar prej vitesh. Sipas Metës demagogjia e Kryeministrit aktual lidhur me sukseset e pafundme me rrugët e asfaltuara anembanë vendit përplaset çdo ditë me një realitet të dhimbshëm për shumë qytetarë kudo në të gjithë vendin.
Lideri i LSI-së theksoi se partia e tij do t’i japë fund asaj që e cilëson si neglizhencë në infrastrukturën e Beratit. “Ndaj më duhet të them përsëri me bindje të plotë se shiritat elektoralë që pret Kryeministri në largim janë shumë më të gjatë se kilometrat e rrugëve të asfaltuara që pretendohen.
Ne jemi të angazhuar për t’i dhënë fund kësaj neglizhencë të jashtëzakonshme që i bëhet një komuniteti të tërë dhe njëkohësisht kësaj pengese madhore për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj për të shijuar bukuritë përrallore të kanioneve të Osumit”, tha ndër të tjera Meta.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com