Meta dorëhiqet nga të gjitha
funksionet drejtuese në LSI

Meta dorëhiqet nga të gjitha<br />funksionet drejtuese në LSI
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
 
Burime pranë LSI-së bëjnë të ditur se Meta ka marrë këtë vendim menjëherë pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar.

Vasili zgjidhet të martën kryetar, Kryemadhi për zv/kryetare 
Ndërkohë KDK vendosi që javën e ardhshme të thirret mbledhja e Konventës Kombëtare ku do të zgjidhet kryetari i LSI si dhe zv/kryetari i parë i kësaj force politike.
 
Sipas të njëjtave burime, mësohet se Konventa do të votojë dy emra për kupolën drejtuese të LSI. Petrit Vasili do votohet për kryetar në vend të Ilir Metës si dhe Monika Kryemadhi, e cila do të garojë për postin e zv/kryetarit të parë të LSI, post që do jetë numri dy në LSI.
 
Gjithashtu mësohet që kush dëshiron të konkurrojë për numrin dy në LSI të paraqesë kandidaturën deri ditën e martë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën