Çështja Dvorani është rikthyer në vëmendjen e presidenti Ilir Meta. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk reagon për këtë çështje për interesa të tij personale.
"Dvorani nuk mund të jetë as pjesë e një trupe të gjykatës së lartë, se sipas ligjeve në çdo proces që merr pjesë ai që humbet gjyqin e çon në Kushtetuese apo Strasburg se e fiton automatikisht. SI mund të mbash një një të tillë në krye të KED-së. Ligji është i qartë. Kush e bllokon këtë, më thoni? Dvoranin e mbajnë ata që bëjnë lojëra, maskat kanë rënë tani. Nuk zbatojnë pikat e BE se duan të mbajnë Dvoranin në drejtësi. Pse nuk angazhohet Rama, se ka pushtuar shumë territore", tha Meta.
Pyetur se si duhet të jetë përbërja e Këshillit Politik, ku duhet të përfshihet opozita, Meta u përgjigj: Nuk urdhëroj dhe as të bëj marrëveshje, jap disa ide bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe mbi vendimet e BE-së, se si realizohen duhet të jetë edhe kontributi palëve.
Lajmi kryesor:
Meta i përgjigjet Yuri Kim: Lojërat s'i bëj unë, përgjegjësinë ta mbajë Rama! BE të nisë hetimin për Reformën në Drejtësi! (VIDEO)










