Meta:Dy prioritete e qeverisë
reforma territoriale dhe në drejtësi
Meta në Pogradec:Dy prioritete e qeverisë, reforma territoriale dhe në drejtësi Këtë Meta e ka bërë të ditur gjatë një takimi në Pogradec me strukturat e LSI-së dhe drejtues të pushtetit vendor në këtë qytet.
POGRADEC- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thënë se dy prioritetet kryesore të qeverisë janë realizimi i reformës Administrativo-Territoriale dhe ajo në drejtësi. Këtë Meta e ka bërë të ditur gjatë një takimi në Pogradec me strukturat e LSI-së dhe drejtues të pushtetit vendor në këtë qytet.
“Më duhet të theksoj vullnetin, dëshirën dhe energjinë që ka kjo qeveri për të ndryshuar vendin dhe vizioni që ka për të ardhmen, por duhet të bëjmë pak duhet durim për të parë rezultate të prekshme për çdo qytetar. Dy prioritetet madhore për momentin janë reforma administrative-territoriale dhe reforma në drejtësi, ku LSI-ja do të japë kontributet e saj konkret me ekspertizë profesionale. Jemi të vendosur për të çuar përpara reformat të cilat na afron më shumë drejtë integrimit ”, tha Meta.
Gjithashtu, Meta u shpreh se treguesit e ekonomisë janë pozitive, pavarësisht një tranzicioni të vështirë.
“Shqipëria po kalon një situatë pozitive në aspektin ekonomik, edhe pse ka qenë një tranzicion i vështirë duke qenë se qeveria ka hasur vështirësi të trashëguara në sektorin e ekonomisë. Gjithsesi, ekonomia po ndryshon për më mirë për ekonominë shqiptare, duke e ripozicionuar atë nga nota “negative”, në notën “e qëndrueshme” lë vend për më shumë shpresa”, u shpreh kryetari i LSI-së.
Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit në takim Meta u shpreh se përfaqësuesit e LSI-së duhet të tregojnë vëmendje ndaj njerëzve dhe të jenë shembull i bashkëpunimit, përkushtimit, korrektesës dhe respektit ndaj qytetarëve.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.9%
-
As i mirë as i keq
32.3%
Vota total: 1765
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale
26 Dhjetor, 22:50
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:48
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51