Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, zhvilluan një vizitë në fabrikën Ovital një nga më të mëdhatë në vendin tonë.
Kjo fabrikë e cila ndodhet në fshatin Kullë të njësisë administrative Sukth është një ndër më modernet në shkallë vendi dhe ia ka dalë që të eksportojë produktet e saj edhe në tregun ndërkombëtar.
"Ovital është një ndër ikonat e prodhimit të vezëve në vendin tonë e cila është e suksesëshme jo vetëm në tregun vendas por ja ka dalë që të eksportojë produktet e saj edhe në Kosovë, Serbi e Maqedoni", u shpreh ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, përgëzoi drejtuesit e fabrikës për rezultatet e arritura në drejtim të produkteve cilësore si dhe të punësimeve të sigurta në sektorë të ndryshëm të fabrikës.
Ai garantoi mbështetje të vazhdueshme ndaj bizneseve të suksesshme të cilët punësojnë banorë të zonave ku ato ushtrojnë veprimtaritë e tyre.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO