Në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Rinisë, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se, është e papranueshme që edhe sot shumë të rinj e kërkojnë Europën jashtë vendit.
/Shqiptarja.com
“Sot më tepër se kurrë Shqipëria ka nevojë për pjesën aktive të rinisë dhe lidershipin e saj. Një vend pa të rinj është si familje pa fëmijë”, ka thënë Meta.
Ai u ka bërë thirrje të rinjve që si bashkëmoshatarët e tyre 27 vjet më parë të gjejnë kurajon për të çuar vendin përpara.
“8 dhjetori është edhe një ditë apeli për të rinjtë që të frymëzohen nga kurajoja i moshatarëve të atëhershëm për të ndryshuar të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Meta.
G.F. / Shqiptarja.com










