Meta: Edhe 4 ditë, asgjë s’e ndal triumfin! Të gjithë ju ‘të fortëve’ që do të përdoreni nga pushteti për presione e blerje votash edhe pulat do t’ua sekuestrojmë

Meta: Edhe 4 ditë, asgjë s’e ndal triumfin! Të gjithë ju ‘të fortëve’ që do të përdoreni nga pushteti për presione e blerje votash edhe pulat do t’ua sekuestrojmë

Presidenti Ilir Meta

Ndërsa jemi 4 ditë para zgjedhjeve presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët të cilëve u thotë që më 25 prill të nisen drejt kutive të votimit pasi sipsa tij përmes referendumit do të përmbyset qeveria.

“Edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore. Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme. Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e "Rilindjes" dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien.

Kreu i shtetit gjithashtu paralajmëron ‘’të fortët’’ duke thënë se kush përdoret për presione e blerje votash, do i sekuestrohen edhe pulat. Duke ironizuar Ramën, Meta shkruan se të gjithë zyrtarët që ”nuk kanë kartelë psiqike” mos e rëndojnë pozitën e tyre duke shkelur Kodin Zgjedhor.

Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë. Të gjithë ju "të fortë", që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t'ua sekuestrojmë! Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës! Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar. Përpara me qetësi e vendosmëri drejt qendrave të votimit, për Shqipërinë europiane, që ristarton fuqishëm më 25 Prill”, thotë Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës