Meta: Ende s'ka marrëveshje me
PS, zgjedhim kandidatët jo zonat

Meta: Ende s'ka marrëveshje me<br />PS, zgjedhim kandidatët jo zonat
TIRANE - Marrëveshja ndërmjet Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjen e kandidatëve të përbashkët nuk është mbyllur ende, ndërsa negociatat Rama-Meta vazhdojnë.
 
Deklarata është bërë nga Kreu i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI-së Ilir Meta në dalje të konferencës "Forcimi i pavarësisë së Organeve të Menaxhimit Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimet e nxjerra midis Shqipërisë dhe Sllovenisë".
 
Në fjalën e tij, Meta theksoi se nuk bëhet fjalë për ndarje zonash pasi një koncept i tillë nuk ekziston mes mazhorancës, por në përzgjedhjen e kandidatëve të përbashkët për bashki, në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti.
 
I pyetur nga gazetarët për një marrëveshje të mundshme dhe përfshirjen e PDIU-së në koalicion, Kreu i LSI-së nënvizoi se deri më tani nuk është në dijeni të një fakti të tillë, duke mos preferuar të komentojë më tepër mbi këtë fakt.
 
“Media e ka të gjithë lirinë për të anoncuar të gjitha lajmet që ajo ka mundësi të marrë por edhe të vetëkrijojë. Mund të ju them se nuk kemi ende një marrëveshje, jo për ndarje zonash sepse nuk eksiston ky koncept, por në përzgjedhjen e kandidatëve. Ky është një proces i hapur dhe është një proces mjaft konstruktiv për të cilin nuk ka nxitim. Kështu që ne duhet të presim edhe pak kohë. Nuk mund të flas për gjëra që nuk më takon të shprehem. Deri më tani nuk jam në dijeni nëse është diskutuar me kreun e PDIU-së.” theksoi në fjalën e tij Kryeparlamentari Meta.

Ditën e djeshme, A1 Report zbardhi një pjesë të detajeve nga konsultimet ndërmjet krerëve të mazhorancës, Rama dhe Meta për kandidatët e përbashkët në zgjedhjet lokale të  21 qershorit. Sipas burimeve për A1 Report, mazhoranca do të përfaqësohet me kandidatë nga radhët e LSI në 6  bashki, përkatësisht në bashkitë e Lezhës, Kukësit, Beratit, Lushnjes, Bulqizës dhe Gjirokastrës. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron