TIRANË- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka vlerësuar sot rolin e vëzhguesve të Misionit të OSBE/ODIHR-it në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ai u takua pasdite me kryetaren e këtij Misioni, znj. Conny McCormack me të cilën bashkëbiseduan për procesin zgjedhor dhe rezultatet e vëzhgimit.
Meta tha se vëzhguesit garantuan rezultatet më të mira kur shqiptarët folën qartë e tashmë pritet angazhim për klimë politike gjithpërfshirëse dhe pozitive. Mc.Cormack nga ana e saj e uroi kreun e LSI-së për fitoren dhe zgjedhjen në krye të Kuvendit të ri të Shqipërisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com