Meta: Fitojmë në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive! Falënderoj doktorin për mbështetjen ndaj referendumeve

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu bindjes se opozita do të jetë fituese në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend. Ai falënderoi Berishën për mbështetjen që i referendumeve.

“E konsideroj me bindje të plotë historike. Marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë dhe rivendosjes së pluralizmit politik dhe llogaridhënies. I vendos të dyja partitë në drejtim të garantimit të demokracisë direkte për qytetarët shqiptarë. Referendumet, primaret, transparenca do të bëjnë të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një Sovran që i ka trë gjitha mjetet për të dënuar të gjithë ata që abuzojnë.

Angazhimi ynë madhor si parti për sa i takon ushtrimit të së drejtës kushtetuese të referendumeve ka marrë sot një mbështetje shumë të madhe. Për këtë falënderoj edhe një herë Doktor Berishën dhe Partinë Demokratike.

Do të marrin fund një herë e përgjithmonë ‘bunker bashkitë’, simbol i nëpërkëmbjes së qytetarit dhe shtypjes së tij. Edhe një herë tjetër dua të shpreh bindjes se kjo është një marrëveshje që do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar deri tani qytetarëve. Shpreh bindjen  më të plotë në fitoren e padiskutueshme të opozitës, në Tiranë dhe në shumicën dërrmuese të bashkive në vend. Vite pushtet absolut kanë qenë kaq shumë që qytetarët e Shqipërisë të kuptojnë se s’kanë ç‘presin më nga Edi Rama”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Vendoret/ Meta-Berisha nënshkruajnë marrëveshjen: Kandidatë të përbashkët, Partia e Lirisë merr krerët e Këshillave kudo ku është vendimtare (DOKUMENTI)


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja