SARANDË – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar në veçanti kandidaten për deputete të LSI-së në Sarandë, Katina Gogo, u shpreh se edhe në qarkun e Vlorës, sfida e LSI-së është për të marrë të paktën 2 deputetë. Lista e kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës kryesohet nga Shkëlqim Selami, nr. 2 i listës është znj. Katina Gogo, dhe vijon me Kasëm Cenaj, Thodhori Shia, Luçiana Koprencka, Klajdi Mati, Diana Murati, Juna Hoxhaj, Kamber Zj, Apostol Qirko dhe Beqir Kashiri.
“23 qershori është një punë e mbaruar”, - tha Meta. –“Tani sfida jonë është për një fitore sa më të thellë. Edhe në qarkun e Vlorës, sfida jonë është për të marrë të paktën 2 deputetë si Lëvizje Socialiste për Integrim. Ndaj kërkojmë mbështetjen e Sarandës dhe Delvinës për të arritur këtë objektiv. Ne do t’ua kthejmë me përkushtim, me përkujdesje mbështetjen tuaj gjatë katër viteve që vijnë çdo ditë duke nisur nga 24 qershori. Unë jam krenar që ne si LSI kemi në listat tona të kandidatëve për deputetë rreth 50 zonja dhe vajzat dhe nga më të shquarat në të gjithë Shqipërinë. Por, jam veçanërisht krenar këtu në Sarandë që ne kemi një zonjë të nderuar, një mësuese dhe pedagoge të përkushtuar, që i ka mësuar me profesionalizëm dhe dashuri fëmijët e Sarandës, zonja Katina Gogo. Ndaj dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe sidomos të gjithë
grave dhe vajzave ta mbështesin Katinën, ta mbështesin Lëvizjen Socialiste për Integrim”,- tha ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com