Meta nga Korça shmang përgjigjen për skandalin me nënshtetësinë (VIDEO)

KORÇË- Të hënën e paralajmëruar ekskluzivisht për skandalin e nënshtetësisë, Presidenti Ilir Meta e shmangu duke mos e cekur këtë temë.

Paralajmërimi i zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, ishte se çdo e hënë dhe e premte, do i dedikohej konferencave shteruese ndaj cdo pyetje të gazetarëve për dhënien e nënshtetësive me procedurë të përshpejtuar, në limitet e ligjit të ri, por as këtë fundjavë dicka e tillë nuk ndodhi.

Presidenti Ilir Meta zgjodhi ta shmangte pa zë këtë konferencë të paralajmëruar duke zgjedhur të bëjë një vizitë në Korcës. Por teksa jashtë aktivitetit, iu përgjigj gjërë e gjatë gazetarëve për aktin e tij të fundit, kthimin për rishqyrtim në kuvend të ndryshimeve në kodin zgjedhor, skandalin e nënshtetësive që Report Tv e pyeti, e shmangi dukshëm, duke mos dhënë asnjë argument për mbi 400 nënshtetësi me procedurë të veçantë me iniciativë të tijën dhe 900 me procedurë të zakonshme.

Meta shmangu përgjigjen se cilat ishin kriteret që përdori për të vendosur kaq shumë procedura të përshpejtuara edhe pse nuk kaluan nga Ministria e Brendshme për kontroll të sigurisë.

Pyetjen nga gazetarja e Report Tv: Ju keni dhënë në 3 vjet mbi 400 nënshtetësi me procedurë të veçantë me iniciativë tuajën dhe 900 me procedurë të zakonshme. Cilat kanë qenë kriteret që ju keni përdorur për të vendosur kaq shumë procedura të përshpejtuara edhe pse nuk kanë kaluar nga Ministria e Brendshme për kontroll të sigurisë?

"Meqë jemi në fushën e arsimit, se nuk jemi për këtë çështje. këtu jemi për të nderuar një mësuese që është e paharruar, Luiza Duli që humbi jetën kohë më parë në një aksident tragjik në një ditë të vështirë e të AKULLT duke shkuar drejt nxënësve të saj pa iu shmangur detyrës, siç disa e bëjnë, që duhet të bëjnë detyrën ndaj vendit. Ishim këtu për ta nderuar këtë mësuese, këtë dëshmore të arsimit, siç kemi pasur raste të sakrificave me vetëmohim për t'i ndriçuar fëmijët, duhet të tregojmë një kujdes më të madh për figurën e mësuesit, për t'i mbështetur se janë shumë prej tyre sidomos në zona të tilla që ndeshen me vështirësi dhe t'i edukojmë fëmijët me dashuri për vendin. 

Të gjitha shpifje që sponzorizohen nga rilindja, se s'dua ta përmend se në qarkun e Korçës është shumë e shenjtë, siç tha Luarasi kur të "më vrasin gjakun mblidheni që të shkruajnë fëmijët gjuhën shqipe". Të gjitha janë shpifje.

Ka pasur dy procedura, që sipas tyre është normale që kolegu juaj gazetar Batoni e ka marrë me procedurë të posaçme nga një president i mëparshëm, por është anormale që Kim Mehmeti ta marrë me procedurë të posaçme, se Kim mbron kufijtë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në rast se Meta nuk do përdorte procedurë të posaçme, zonja Shahini nuk do kishte marrë akoma shtetësinë me procedurat e ministrisë së Brendshme, jo më të ishte bërë ministre e Arsimit dhe si ky rast ka dhe raste të tjera ku dhe vetë qeveria ka kërkuar procedurë të posaçme për qytetarë të ndryshëm".

Në fakt investigimi i Shqiptarja.com dhe Report Tv nuk merrej me nënështetësinë  e Kim Mehmetit apo të tjera figuara të respektuara nga Kosova apo nga Maqedonia e Veriut qe e meritojnë pa asnje dyshim, por per disa figura komplet të panjohura dhe disa edhe të kompromentuar me ligj, që kanë përfituar nënshtetësinë nga presidenti Meta si ''aset kombëtar'' pa asnjë meritë dhe pa bere as kontrollet e sigurise. Dhe pikerisht për keto raste deri sot Presidenti nuk ka bërë asnjë sqarim.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rovena: 24/10/2020 03:32

    i kurruptuem deri ne kocke . phyy fare e keqe . kush na drejton nje hajdut 35 vjecar

    Përgjigju
  • O Ilir: 23/10/2020 15:13

    O debil je kokrra e legenit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën