Për draftin e opozitës së bashkuar ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta i cili duket se e ka mbështetur.
Pavarësisht se ai është i 'zhveshur' nga postet në partitë politike, Meta mbështet draftin e opozitës jashtëparlamentare që u depozitua ditën e djeshme.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan se drafti realizon hapjen 100 përqind të listave sikundër draftit të propozuar nga PS, të cilën presidenti e cilësoi gënjeshtër.
Në draftin e siguruar nga Report Tv, opozita këmbëngul për ruajtjen e koalicioneve siç janë me ligjin aktual. Që do të thotë të ruhen koalicionet parazgjedhore, ku partitë aleate të shkojnë në zgjedhje me një listë të përbërë dhe jo të përbashkët siç propozohet nga PS.
Në draft propozohet lista 100 % e hapur duke i dhënë 100 % fuqinë popullit të zgjedhë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij. Gjithashtu për renditjen e kandidatëve, opozita propozon që renditja të jetë sipas rendit alfabetik, dhe jo nga forca politike siç propozohet në drafin e socialistëve, ku renditja ndryshonte nëse kandidati do të merrte një numër votash parapëlqyese më të madh sesa mesatarja e votave të partisë në zonë ku ata votojnë dhe se skualifikimi fillon nga fundi.
Postimi i plotë:
Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje.
Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.
Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja.
Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve.
Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.
Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit.
Koha për reflektim!
Po mire o njerez, dakort jam per opinionet. Po nje pyetje kam: po ai qe e vuri Meten president a mban ndonje pergjegjesi? Apo rendesi ka arma, jo ai qe e perdori.
PërgjigjuO turpi i Kombit o hajdut o plere President
PërgjigjuMona eshte si shpirt i jep drite 21 dhjetorit
O Presidenti i leshelis po nxirr vasilin te flasi ,jo ti.. zoti hajdut i korruptuar..ti nuk perfaqeson popullin shqiptar por perfaqeson hajdutet dhe te korruptuarit,,
PërgjigjuPergjigjen se sa i ka shkuar Nr. I Cizmes se Kryetares se shtepise , do ta mari vesh diten e zgjedhjeve...
PërgjigjuO Ilir sa te jesh ti dhe sali berisha nuk behet ky ven
PërgjigjuKet vend e ben vec Flamur Noka
SA TURP ËDHTË E SA ZHGËNJIM I MADH PËR POPULLIN MARTIR SHQIPTAR QË KY HAJDUT KRIMINEL ILIR META TË JET PRESIDENT. KY LLOI NJERIU NUK VLEN AS PËR PASTRUS WC E JO MË PRESIDENT. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN MARTIRE.
PërgjigjuO kanxeri Shqiptareve akoma nuk e vrave veten.