Meta: Gjilani, qendër e fuqishme
e bashkëpunimit rajonal

Meta: Gjilani, qendër e fuqishme<br />e bashkëpunimit rajonal
GJILAN- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi sot në Gjilan se “rajoni i Gjilanit do të shndërrohet në një qendër të fuqishme të bashkëpunimit rajonal”. Në Akademinë e organizuar me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin e Gjilanit, kryeparlamentari Meta theksoi se “unë besoj se mund të bëjmë shumë më tepër në bashkëpunimin mes Shqipërisë e Kosovës dhe në shndërrimin e Gjilanit në një qendër të zhvillimit e bashkëpunimit rajonal duke pasur në konsideratë që Gjilani është në qendër të trekëndëshit që lidh Gjilanin me Preshevën dhe Kumanvonën”.

“Janë të gjtiha mundësitë që në një përpjekje të përbashkët Gjilani dhe Anamorava të njohin një standard të ri të zhvillimit dhe të progresit ekonomik e shoqëror. Njëkohësisht është një mundësi shumë e mirë që Univeristeti “Kadri Zeka”, të kthehet në një qendër të rëndësishme për projektimin e ideve konkrete që sjellin progres e mirëqënie. Për këtë ne diskutuam me kryetarin e komunës tuaj, Lutfi Haziri, me përfaqësuees të tjerë të këshillit komunal për ta kthyer Gjilanin në të ardhmen në një qendër më të rëndësishme të zhvillimit e të progresit””, nënvizoi Meta. Fjala përshëndetëse e Ilir Metës në Gjilan

Kreu i Kuvendit Meta u shpreh se “nuk rri dot pa vlerësuar këtu sot në mënyrë të veçantë tolerancën dhe kulturën e lartë politike që mbizotëron në komunitetin tuaj. Kam vlerësimet më të larta për bashkëjetesën e shkëlqyer ndëretnike që autoritetet dhe populli i Gjilanit kanë demonstruar këtu dhe kjo është për tu përshëndetur pasi standatdet e pakicëes serbe në Gjilan janë mjaft të larta dhe kjo në radhë të parë si rezulatat i tolerancës dhe vizionit që keni ju qytetarë të Gjilanit si qytetarë të vërtetë europianë”.
“Vizita e kryeministrit Rama në Preshevë ishte një tregues i vëmendjes në rritje të shtetit dhe qeverisë shqiptare ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshëvës”, theksoi Meta.

Duke folur për nderimin me titullin “Qyetar Nderi”, Meta tha se “unë e konsideroj dhënien e titullit një detyrim për të ardhmën , për të bërë më shumë që qyteti i Gjilanit dhe Anamoravës, të kthehen në një qendër shumë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por për mbarë hapësirën tonë kombëtare, pasi pozicioni i Gjilanit është shumë i rëndësishëm dhe do të bëhet akoma më shumë në të ardhmen duke besuar se ai do të shndërrohet në një qendër të fuqishme të bashkëpunimit rajonal”.
meta gjilan

“Ne jemi sot këtu për të nderuar historinë e të gjithë shqiptarëve, por edhe historinë që lidhet me bijtë më të shquar të Gjilanit dhe Anamoravës. Jemi këtu për të nderuar Idriz Seferin , këtë atdhetar nga më të shquarit, i cili me Isa Boletin, Bajram Currin dhe shumë patriotë të tjerë u shndërruan në legjendarë të mbarë popullit shqiptar”, tha Meta.
Jemi këtu, vijoi ai, për të kujtuar ato vargje të cilat populli ynë i vendosi në përjetësi “Për flamurin e Skënderbeut luftojnë djemtë e Idriz Seferit” . “është ai flamur që i bashkoi shqiptarët në ditët më të errëta , ai flamur që nxiti lirinë kombëtare, ai flamur që u ngrit me aq sakrifica në 28 nëntor 1912. Por, rajoni i Gjilanit është shquar në të gjitha luftërat e tjera, sidomos ku territoret shqiptare mbetën jashtë kufijve shqiptarë, sidomos pas copëtimit që u bëri konferenca e Londrës”, u shpreh Meta.

Kryeparlamentari Meta solli edhe kujtime nga lufta e Kosovës në vitin 1999. “Pata kënaqësinë sot të vizitoja gjimanzin e ri “Zenel Hajdini” dhe të bashkëbisedoja me disa prej nxënësve të këtij gjimnazi. Mu kujtuan ato ç’ka përjetova në vitin 1999, gjatë kohës së genocidit që përjetoi populli i Kosovës kur në Kukës duke vizituar një qendër ku ishin vendosur banorë të ardhur nga Kosova, të gjithë përpiqeshin të qetësonin një vajzë të vogël. Arsyeja ishte se vajza kishte humbur gjithë familjen dhe nuk më harrohet emri i vajzës, emri i saj ishte Saranda nuk e di se ku është sot, por e di me bindje se ata fëmijë jetojnë në liri demokraci, si dhe aspirojnë një të ardhme europiane, të cilën e meritojnë plotësisht për shkak të sakrificave që kanë bërë të parët e tyre. Kjo gjë na bën të lumtur e na shton obligimiet për të punuar akoma më shumë” /ATSH/

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës