Meta-Glover: Mazhoranca e angazhuar për standarde të larta në zgjedhje


TIRANË, 28 Maj/ATSH/.- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi të enjten me Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadoren Audrey Glover, bisedoi rreth ecurisë së procesit përgatitor të zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe mbi fushatën zgjedhore.
Meta shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin e Ambasadores Glover në krye të misionit vëzhgues, ndërsa theksoi se LSI inkurajon sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve. Kreu i LSI-së vuri në dukje angazhimin e mazhorancës për të arritur standardet më të larta bashkëkohore të zhvillimit të zgjedhjeve, ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirat maksimale për të komunikuar me elektoratin dhe zgjedhësit të shprehen lirisht për të kandidatët që do të administrojnë qytetet e tyre.
Meta vlerësoi tonet qytetare me të cilat po zhvillohet kjo fushatë e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe shprehu bindjen se populli shqiptar ka qytetarinë e duhur për t'u shprehur lirisht e denjësisht në 21 qershor. /a.s/ /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju