Meta-Gojkoviç: Shqipëria dhe Serbia, rol parësor për stabilitetin në rajon

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 131-të të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, u takua me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Maja Gojkoviç.
Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, kryeparlamentari shqiptar vlerësoi bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes Shqipërisë dhe Serbisë duke theksuar se përshpejtimi i ritmit të shkëmbimeve parlamentare do të kontribuojë ndjeshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë kyç për të ardhmen dhe stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit. Në këtë kontekst, Meta e ftoi homologen Gojkoviç të vizitojë Tiranën në një të ardhme të afërt.
Kryetarja e Parlamentit të Serbisë shprehu kënaqësinë për vullnetin e qartë dypalësh për forcimin e marrëdhënieve duke vënë në dukje se të dy vendet gjenden sot në një moment pozitiv të procesit të integrimit evropian.
Në këtë kuadër, theksoi Gojkoviç, institucionet tona parlamentare mund të japin një mesazh të fortë bashkëpunimi në emër të të dy popujve. Kryeparlamentarja serbe gjithashtu shprehu dëshirën për një vizitë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Beograd.
Duke biseduar për zhvillimet në rajon, Meta vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës si një proces tepër i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit rajonal, proces që Shqipëria e mbështet fuqimisht./ATSh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti