Meta: Grabitja e Rinasit cënoi sigurinë kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u morën 10 milion Euro dhe mbeti i vrarë një nga nga autorët, Admir Murataj. Meta tha se kjo ngjarje është cënim serioz për sigurinë kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë.

Ai kërkoi angazhim maksimal të autoriteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të vënë përpara përgjegjësisë jo vetëm autorët por edhe personat përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

"Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë për këtë komunikim të drejtpërdrejt me ju dhe qytetarët.Përsëritja e kësaj ngjarje brenda një objekti të sigurisë së veçantë është e papranueshme.

Si vend anëtar i NATO-s kemi detyrimin të garantojmë dhe standardet më të larta të sigurisë.Si kryetar i Këshillit të Sigurisë kombëtar në 16 maj të vitit 2018 kam organizuar mbledhjen e këtij këshilli me objekt gjendjen e sigurisë kombëtare. Pika e tretë e axhendës së këtij takimi ishte pikërisht raporti për pikat strategjike portuale dhe aeroportuale të Republikës së Shqipërisë.

Kam ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroportin Nënë Tereza, mangësitë në akses dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në raste rreziku. Kemi ngritur një sërë shqetësimesh për grabitjen. Kemi vënë re mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në rast rreziku. Shqetësimet u mbështetën dhe nga përfaqësues të rëndësishëm. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat iu janë përcjellë zyrtarisht anëtarëve të Sigurisë Kombëtare.

Në detyrat që janë ngarkuar, është kërkuar ngritja e punës për trajtimin e gjithçkaje për grabitjen në Rinas.  Në këto kushte, si president i Republikës e konsideroj ngjarjen e djeshme cenim serioz të Sigurisë Kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë.

 Ndaj iu kërkoj të gjitha agjencive ligj-zbatuese, që të gjejnë autorët. Të gjitha autoritetet përgjegjëse të kryejnë hetime të plota për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Të nxirren dhe evidentohen përgjegjësitë mbi çdo institucion dhe person për këtë ngjarje që mund të kishte pasur pasoja edhe më fatale mbi qytetarët tanë.

 Prokuroria të hetojë jo vetëm ngjarjen, por nxjerrjen përpara përgjegjësisë të çdo personi që nuk ka kryer detyrën. Presidenca në këtë mënyrë është në shërbim të organit të akuzës për të vënë përpara përgjegjësisë çdokënd që ka përgjegjësi për grabitjen", u shpreh Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 11/04/2019 12:15

    O Ilir,o derdimen,keta jane pjese e grupit tend dhe te Sali banditit.Ti e ke me figure dhe ze vidion,dhe te shpetoi Saliu nga burgu.

    Përgjigju
  • Cim tironci: 11/04/2019 11:57

    Ti z Meta e emerove tani shkarkoje Lleshin ai eshte FAJTORI paret e vjedhura do te PERDOREN ne zgjedhje

    Përgjigju
  • rroku: 10/04/2019 20:26

    FLORIRIN E VODHI ILIR FLORIRI (thote Sala) EUROT E DOLLARET I VJEDHIN BANDAT, POPULLI HA PRASIN.... NA RROFSHIN POLITIKANET.....

    Përgjigju
  • Daku: 10/04/2019 19:25

    Nuk pret puna deri ne 16 maj President...situata eshte emergjente...uroj mos te jet shume vone deri atehere

    Përgjigju
    • Tahiri: 10/04/2019 22:00

      O bobi ti bobi. Ske faj se ndodhin cdo vit vjedhje ne Aeroport tek ne dhe je bere konfuz. Meta e ka fjalen per 16 maj 2018. Eja mes nesh o bos se boll ndejte ne te shkuaren.

  • Piloti: 10/04/2019 18:29

    Me ters se e paske kemben!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin