Meta-Heche: Zvicra jo thjesht vend
 mik, partner edhe në zhvillim

Meta-Heche: Zvicra jo thjesht vend<br /> mik, partner edhe në zhvillim
Në kuadër të vizitës së zyrtare në Zvicër, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot në Bernë nga Presidenti i Këshillit të Shteteve, Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës Claude Heche.

Kryetari i Kuvendit, Meta shoqërohej nga Fatmir Toçi, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Ligjeve, Albana Shtylla Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit dhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni.

Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen gjithnjë në rritje të Zvicrës ndaj Shqipërisë dhe rajonit përmes asistencës zyrtare shtetërore dhe përmes investitorëve të ndryshëm që janë prezentë në vendin tonë, si dhe shprehu vlerësim të veçantë për projektet e Bashkëpunimit Zviceran 2014-2017 duke e konsideruar Zvicrën jo thjesht si një vend mik, por edhe si një partner shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë.

Të dy bashkëbiseduesit, Meta dhe Heche, ndanë bindjen se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve ndërpalamentare duhet ngritur në një nivel edhe më dinamik përmes Grupeve të Miqësisë dhe bashkëpunimit mes komisioneve të ndryshme parlamentare duke rritur kështu edhe cilësinë e bashkëpunimit politik mes dy vendeve.

Meta ne vijim te fjalës së tij, u shpreh se“bashkëpunimi parlamentar duhet t’i shërbejë projekteve konkrete në fusha prioritare si energjia, bujqësia, turizmi, shëndetësia dhe arsimi ku Shqipëria mund të përfitojë shumë prej eksperiencës së gjerë e të suksesshme zvicerane. Në këtë drejtim u diskutua gjithashtu mbi rritjen e shkëmbimit të eksperiencës në drejtim të funksionimit të pushtetit lokal, decentralizimit dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në vendimmarrje”.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti i Këshillit të Shteteve, Heche biseduan mbi zhvillimet në rajon ku u vlerësua kontributi i çmuar i Shqipërisë në shërbim të paqes e stabilitetit dhe mbështetja e Zvicrës në zhvillimin ekonomik e institucional të Kosovës.Në përfundim, Meta e ftoi Heche për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat