Meta hedh akuza të rënda: Forca të jashtme përdorin forca të brendshme, që Shqipëria të jetë një rast i dështuar

Meta hedh akuza të rënda: Forca të jashtme përdorin forca të brendshme, që Shqipëria të jetë një rast i dështuar

Gjatë një bashkëbisedimi me student, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se "forca të jashtme që mbështesin forca të brendshme në Shqipëria duan që vendi ynë të jetë një rast i dështuar". Ai nuk ka dhënë shumë detaje se cilët kanë këto forca të jashtme apo të brendshme, por tha se një situatë e tillë ku ndodhet vendi në aspektin politik e tregon Shqipërinë si "çuna problematik", term ky i përmendur nga ish-ministri Damian Gjiknuri në përgjimet "Bild".

“Unë i kam thënë nuk jam në punë, siç ai më kërcënoi mua, unë jam në mision në kuptimin që e di përgjegjësinë që kam që t’i shërbej vendit për të mos shkuar atje ku shtyhet nga forca jo miqësore të jashtme që përdorin forca të brendshme në mënyrë që Shqipëria të jetë një rast i dështuar.

Në vend që të ishte shembull, frymëzim për Kosovën, shqiptarët në rajon. Të jesh në mënyrë që demokracia funksionon, ka unitet kombëtar, ndërsa një politikë e tillë konfrontuese e vazhdueshme vetëm se na defaktorizon dhe na paraqet si çuna problematik siç nuk duhet të jemi”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Çelja e negociatave/ Meta: Shqipëria nuk i ka bërë 'detyrat e shtëpisë', nuk zgjidhet çdo gjë me lobingje


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë