Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist! S’jam takuar me McGonigal, drejtësia të bëjë hetim të plotë

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Sali Berisha më 11 shkurt, me qëllimin sipas tij që të largojnë përfundimisht regjimin mafioz të Edi Ramës. Në një konferencë për mediat, Meta tha se protesta do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm.

Nën argumentet e pandryshueshme se Rama ka korruptuar ish-agjentin e FBi për të dëmtuar opozitën shqiptare, Ilir Meta ngjashëm si Sali Berisha, besojnë se protesta e radhës do ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin.

‘Ndaj i ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më ç’njerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një axhende antikombëtare shpopullimi. Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.'- tha Meta.

Ilir Meta vijoi akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama, pas arrestimit të ish-zyrtarit të Lartë të FBI-së McGonigal, dhe thotë se tashmë është provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur pushtetin në mënyrë mafioze. Sipas Metës, Rama ka korruptuar deri edhe një ish-zyrtar të lartë të FBI dhe kompromentuar rëndë marrëdhëniet me SHBA, që për të kanë qenë gjithmonë marrëdhënie aferash dhe jo vlerash. Ilir Meta tha se nuk e ka takuar asnjëherë McGonigal dhe i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë ardhjet e këtyre zotërinjve në Tiranë.

‘Asnjëherë nuk jam takuar dhe nuk kam tentuar që të takoj një person të tillë, por në Tiranë po zbardhen shumë të vërteta nga biznesmenë e nga pronar mediash, nga njerëz janë apo që kanë dalë nga sistemi i drejtësie, për fat të keq kemi të vërteta se me të ka pasur mundësi të takohen persona me shumë backgraund problematik në raport me shtetin ligjor. Është detyra e drejtësisë tonë të bëjë një hetim të thellë të gjithë ardhjeve të zotërinjve në Tiranë jo vetëm atij por edhe Rosninit, gjithë aktivitetin e paligjshëm për të realizuar ndikim të paligjshëm. Duke pasur pozicione të tilla dhe duke folur në mënyrë të paligjshme. Këto janë çështje që nuk ndalen më.’- tha Meta.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDARI AGA: 01/02/2023 18:28

    O Ilir Spiun Metaj e vërtetaj ti dhe BAJGA sali maloku do i Hani mutin popullit Shqiptar. Ka mbaruar ajo koh kur ju vidhnit, vrisnit, e dich mit Shqiprin. Tani ju po përpëliteni si gjarpëri kur i presin kokën. Vëndi juaj është në burg o qenefi Ilir Spiun Metaj dhe wc maloku Sali BAJGA.

    Përgjigju
  • Hajduti cepanit,me cizme: 01/02/2023 17:50

    Do ndihmosh saliun te bej sherre ne mes te Tiranes? S'ke shans, se ai eshte i cmendur per te bere sherre, nuk duhet ndihma jote, apo i ke kurdisur ndonje atentat si ate grushtin ne 6 dhjetorin e kaluar. Hengshit kokat tuaja te qelbura dhe u marrshi te keqen shqiptareve qe u keni futur thikat ne kocke me vrasje, ndjekje te rinise nga vendi,vjedhje,shkaterrim total psikologjik,

    Përgjigju
  • aleksadros: 01/02/2023 15:57

    yyyy plera akoma kini shpresa te merrni pushtetin ju plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum