Meta i bashkohet protestës së PD: Dënimi i Salianjit politik! Iu mungon Kryemadhi? Kreu i PL shmang përgjigjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së PD. Meta doli nga selia e PL, i shoqëruar nga Tedi Blushi, ndërsa dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Meta u tregua i rezervuar për skenarët e protestës, ndërsa tha se dënimi i Salianjit është politik. I pyetur nëse i mungon Monika Kryemadhi në këtë aksion, Meta preferoi ta shmang këtë përgjigje duke thënë se Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës për t’i kthyer lirinë shqiptarëve.

Përmbysja e regjimit të narko shtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë, aq më tepër aktit të fundit banditesk të dënimit polik të Ervin Salianjit, për të vetmen arsye pse kishte denoncuar lodhjet në nivelet më të lara të narko qeverisë.  

Në Kosovë u rritën pensionet 20%, gati 70 euro në muaj, ndërsa këtu 4 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që Rama ka ardhur në qeveri, mesatarja e çmimeve në Shqipëri në raport me BE ishin 50% tani janë 90%. PL  e ka bërë të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus, me politika konkrete për mbështetjen e familjeve të reja, mbështetjen e nënave s ai takon politikave të lindshmërisë dhe lehtësive në këto raste dhe përfundon me Shqipërinë fuqi eksportuese. Jemi vendi me nivelin më të dobët të konkurreshmërisë, produktivitetit në rajon. Maqedonia që s’ka as dalje eksporton 57% sot.

Ne do të qëndrojmë deri në përmbysjen e narko-regjimitm, narko-drejtësisë, narko-ekonomisë, në mënyrë që vendi t’i kthehet prodhimit, të mbështeten fermerët shqiptarë, fabrikat që prodhojnë në Shqipëri.

Dënimi politik i Salianjit është tregues i tmerrit që ka kjo qeveri nga aferat, nga denoncimet kurajoze të deputetëve opozitarë apo edhe gazetarë. Kjo është një qeveri policeske, regjim policesk që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës. Shqiptarët s’kanë ndërmend të intimidohen.

Këtu është djeg kushtetuta, kemi parë edhe diplomatë që kanë dalë të përkrahin betimet tek lana, kemi parë çudira të jashtëzakonshme, kemi parë një zyrtar të lartë të FBI, McGonigal që ka përfunduar pas hekurave. E tregon se si ky regjim korrupton ndërkombëtarët, kur blihet një drejtor i FBI, këto tjerat janë më të lehta.

A ju mungon Kryemadhi, apo do e gjejmë në shesh?

Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës për t’i kthyer lirinë shqiptarëve. Qeveria teknike duhej të ishte bërë me kohë.


Lajmi kryesor:

'Mosbindja civile' e PD-së zgjat vetëm 3 orë dhe nuk paralizon as Tiranën! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel